• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRITET KONSUMIMI I KOKAINËS/ Në tre muaj 450 të arrestuar. Mes shpërndarësve edhe minorenë, droga shitet në…
Home
Aktualitet
Kronikë

RRITET KONSUMIMI I KOKAINËS/ Në tre muaj 450 të arrestuar. Mes shpërndarësve edhe minorenë, droga shitet në…

6 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në 3 muajt e parë të këtij viti, në Tiranë janë arrestuar dhe proceduar penalisht 450 persona të përfshirë në shpërndarjen dhe shitjen e lëndëve narkotike.

63 prej tyre janë kapur në operacione të zhvilliara me përgjime dhe blerje të stimuluara. Në kërkim policia ka shpallur 10 persona, të përfshirë në shitjen e drogës. Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë kapur me sasi të vogla lënde narkotike.

Hetuesit kanë zbuluar se furnizuesit e drogës, që në shumicën e rasteve janë të paidentifikuar, rekrutojnë shpërndarës të moshave të reja, e sidomos edhe ata që janë përdorues droge.

Grupmosha mesatare sipas policisë, është 20 deri te 30 vjeç. Por, në jo pak raste ka rezultuar se shpërndarësisit janë nën 18 vjeç. Pasi janë ndaluar nga uniformat blu janë justifikuar me argumentin se janë përdorues. E në këtë mënyrë, disa prej tyre janë proceduar në gjendje të lirë.

Kokaina është droga që në këto 3 muaj zë peshën më të madhe të shitjes në treg. Kryesisht ajo është shpërndarë në lokalet e natës, në ish bllok, Komuna e Parisit, dhe në zonën e Tiranës së Re.

Veç kokainës, rritje ka pasur edhe shpërndarja e heroinës në kryeqytet, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Pak ditë më parë, me 41 kg heroinë u arrestua Armando Papa, 31-vjeçar.

Ndërsa dy javë më parë, Policia e Tiranës goditi 4 grupe kriminale të shitjes së kokainës, heroinës dhe kanabisit duke arrestuar 20 persona dhe 4 të tjerë i shpallën në kërkim. Lënda narkotike shitej në disa zona të ndryshme të kryeqytetit, dhe në afërsi të shkollave./abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJA/ Ministri i Jashtëm i Emirateve Arabe: Te ne jetojnë 12 mijë shqiptarë dhe bëjnë një punë kaq të mirë...
Previous article PAS KIARËS, EDHE LUIZI SQAROHET ME EFIN/ Këngëtari: Për Zotin jam i lodhur, më beso! Unë nuk e di…

s.autor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT