• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMON YURI KIM/ Paloka: Zonja pret këstin e fundit. Është vënë në shërbim të…
Home
Politikë

SULMON YURI KIM/ Paloka: Zonja pret këstin e fundit. Është vënë në shërbim të…

5 April, 2023 F.autor Politikë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka “shpërthyer” ashpër ndaj ambasadores amerikane në vendin tonë Yuri Kim.

Ditën e djeshme, Kim në një intervistë për VOA ka thënë se “non gratat” nuk duhet të përfaqësojnë popullin, ndërsa theksin e vuri tek mbajtja e zgjedhjeve të lira.

Në një intervistë për emisionin 7pa5 në Vizion Plus, Paloka tha se ambasadorja Kim është paguar që ditën e parë që ka ardhur nga Rama për ta mbështetur atë në çdo gjë, ndërsa deklaratat e saj ai i ka cilësuar si retorika normale për të marrë këstin e fundit të pagesës.

Sipas Palokës, qëllimi i Ramës dhe diplomatëve të huaj që paguheshin prej tij ishte eliminimi i opozitës, por nuk ja kanë arritur dot qëllimit.

Deputeti thotë se edhe në ditët në vijim pritet të ketë të tjera deklarata nga ambasadorja, ndërsa shton se demokratët janë përditë në beteja për të rrëzuar Ramën nga pushteti.

“Në 2021 thamë 1000 gjëra dhe ikëm e shkatërruam PD. Këtë herë nuk do lejojmë me të gjitha mënyrat që të vendoet rezultati i zgjedhjeve nga presione qeveritare dhe para mafie dhe inceneratorësh. Ata që do e bëjnë do japin edhe llogari për këtë.

Reagimin e kanë bërë demokratët dhe shqiptarët që para një viti. E kanë marrë përgjigjen zonja McGonigal e të gjithë që i shërbejnë Ramës.Ata kishin si qëllim eliminimin e opozitës. Por ajo fazë ka kaluar. Demokratët janë përditë në betejë me Edi Ramën për të çuar në shtëpi Ramën dhe veglat e tij.

Zonja pret këstin e fundit, se këtë ka bërë që ditën e parë që ka ardhur është vënë në shërbim të Ramës sepse merr diçka. Skandali McGonigal e bëri të qartë se si funksionojnë këto gjëra. Do ketë prapë mbështetje për Ramën që zonja të meritojë këstin e fundit”, tha Paloka.

Ambasadorja Kim tha dje se është përgjegjësia e qeverisë dhe e udhëheqësve politikë, që të sigurohen për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve që janë shprehur nga ODIHR-i në lidhje me zgjedhjet e kaluara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “BEKETI FITON 100 MILION EURO”/ Rama reagon pas lajmit të sotëm: Mos dëgjoni shokët e mashtros
Previous article DINAMIKA/ Si nisi sherri mes dy personave në ish-Bllok që i mori jetën 46 vjeçarit

F.autor

Postime të ngjashme

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe Breaking News

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli” Politikë

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT