• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKTAKUZAT NDAJ DONALD TRUMP/ Tre rastet e blerjes së heshtjes
Home
Nderkombetare

AKTAKUZAT NDAJ DONALD TRUMP/ Tre rastet e blerjes së heshtjes

5 April, 2023 F.autor Botë, Nderkombetare

Akuzat penale me të cilat përballet Donald Trump në Nju Jork rrjedhin nga tre raste të veçanta, ku ish-presidenti dhe bashkëpunëtorët e tij akuzohen se kanë bërë pagesa për të blerë heshtjen e tre individëve gjatë fushatës së tij presidenciale në vitin 2016.

Pagesat, thotë aktpadia, u bënë për të blerë heshtjen e dy grave që pretendojnë se kanë patur marrëdhënie intime me Trump, shumë vite më parë, dhe një pagesë për të blerë heshtjen e një punonjësi të kullës Trump, i cili pretendonte se Trump kishte një fëmijë në një lidhje jashtëmartesore.

Trump është akuzuar për 34 vepra penale të falsifikimit të të dhënave të biznesit. Më herët të martën ai u dorëzua pranë autoriteteve në Nju Jork dhe deklaroi se ishte i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave.

Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, tha gjatë një konference shtypi se rasti historik i zyrës së tij kundër ish-Presidentit Donald Trump synon të “sigurojë që të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”, ndërsa bëri të njohura akuzat.

RASTI I PUNONJËSIT NË KULLËN TRUMP

Fillimisht, prokurori Bragg foli për rastin që përfshinte një ish-roje të kullës Trump, i cili ishte paguar 30,000 dollarë pasi ai pretendonte se kishte të dhëna që Trump kishte një fëmijë në një lidhje jashtëmartesore.

Ish-punonjësi Dino Sajudin u pagua nga kompania mëmë e tabloidit “National Enquirer” në këmbim të nënshkrimit mbi të drejtat e përhershme (të lajmit të shitur nga ai) lidhur me thashethemet se presidenti kishte një fëmijë me një punonjëse në “Trump World Tower”, një gradaçelë në pronësi të Trump që ndodhet pranë Kombeve të Bashkuara.

Në bazë të kontratës mes zotit Sajudin dhe firmës “American Media Inc.”, zoti Sajudin nuk mund të flasë për thashethemet apo kushtet e marrëveshjes së tij ose përndryshe duhet të paguajë një milion dollarë.

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Associated Press në gusht të vitit 2017, gruaja në qendër të thashethemeve mohoi të kishte pasur lidhje me Trump.

KAREN MCDOUGAL

Prokurori përmendi gjithashtu edhe rastin e ish-modeles së revistës “Playboy”, Karen McDougal, e cila mori 150,000 dollarë nga firma “American Media Inc.”, pasi pretendoi se kishte një lidhje 10-mujore me Trump në mesin e viteve 2000.

Paratë ishin për të blerë të drejtat e lajmit nga aktorja McDougal, por në fakt që të mos publikohej kurrë, një praktikë e njohur si “kap dhe asgjeso”, tha prokurori.

Kompania mëmë e tabloidit “National Enquirer” e ka pranuar se pagesat janë bërë posaçërisht për të ndihmuar fushatën presidenciale të Trump.

Prokurori Bragg tha se Trump i tha “në mënyrë eksplicite” avokatit Michael Cohen, i cili më parë punonte për Organizatën Trump, që të rimbursonte me para kesh firmën “American Media Inc.”. Më pas, avokati Cohen i sugjeroi Trump se pagesa duhet të bëhej nga një kompani guaskë.

Marrëdhëniet e supozuara mes aktores McDougal dhe Trump u mbajtën të fshehta deri pas publikimit të një shkrimi nga gazeta “Wall Street Journal”, disa ditë përpara zgjedhjeve të vitit 2016. Trump i ka hedhur poshtë pretendimet e saj.

STORMY DANIELS

Rasti i tretë përfshin aktoren e filmave pornografikë, Stormy Daniels, e cila u pagua 130,000 dollarë në këmbim të heshtjes së saj, për siç thuhet, për një takim intim me Trump në Liqenin Taho të Nevadës në vitin 2006. Trump i ka hedhur poshtë akuzat.

Prokurori Bragg tha se 12 ditë përpara zgjedhjeve më 8 nëntor 2016, avokati Cohen i kishte dërguar 130,000 dollarë avokatit të aktores Daniels duke përdorur një korporatë guackë të financuar përmes një banke në Manhatan.

Aktorja e filmave pornografikë, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, u pagua pasi njoftoi se ishte e gatshme të fliste ose me tabloidin “National Enquirer” ose në televizion, për të konfirmuar takimin intim.

Në prill të vitit 2018, zoti Trump këmbënguli para gazetarëve në avionin presidencial “Air Force One” se ai nuk kishte dijeni për pagesën e bërë për aktoren Daniels përmes avokatit Cohen.

Por prokurori Bragg tha të martën, gjatë konferencës së shtypit, se zoti Trump e rimbursoi avokatin Cohen pas fitores së tij në vitin 2016 me para nga dy burime: një trust që mbante asetet e Organizatës Trump dhe nga llogaria e tij personale bankare.

TRUMP NË FLORIDA

Ish-Presidenti Donald Trump thotë se seanca e së martës në gjykatë “ishte shokuese për shumë njerëz pasi nuk kishte asgjë të re, dhe për rrjedhojë, pa baza”. Trump shkroi në rrjetin social ndërsa po udhëtonte me avion nga Nju Jorku drejt rezidencës së tij në Florida.

“Praktikisht, çdo ekspet ligjor është shprehur se çështja nuk ka baza. Nuk është bërë asgjë në rrugë të paligjshme”, shkruante Trump.

Avioni i Trump mbërriti në Florida dhe autokolona e tij u drejtua për në rezidencën e tij Mar-a-Lago ku qindra mbështetës po e presin. Trump pritet të flasë pas mbërritjes në rezidencë./VOA

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DINAMIKA/ Si nisi sherri mes dy personave në ish-Bllok që i mori jetën 46 vjeçarit
Previous article DETAJET/ Sherri mes 3 personave në ish-Bllok, 46-vjeçari u rrëzua dhe përplasi kokën në bordurë, ndërroi jetë pas 5 ditësh

F.autor

Postime të ngjashme

“KONTROLL, KËRCËNIME DHE ABUZIM PSIKOLOGJIK”/ Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein Botë

“KONTROLL, KËRCËNIME DHE ABUZIM PSIKOLOGJIK”/ Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

SULMET IRANIANE GODASIN IRANIN/ Shpërthejnë zjarre në centrale energjie, plagosen zjarrfikësit Botë

SULMET IRANIANE GODASIN IRANIN/ Shpërthejnë zjarre në centrale energjie, plagosen zjarrfikësit

LËKUNDJE TË FORTA NË TURQINË LINDORE/ Malatya goditet nga tërmeti me magnitudë 5 ballë Botë

LËKUNDJE TË FORTA NË TURQINË LINDORE/ Malatya goditet nga tërmeti me magnitudë 5 ballë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT