Një i mitur ka mbetur i vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, pasi dhuna dhe kaosi shoqëruan festivalin hindu në Indi.
Mediat e huaja shkruajnë se autoritete indiane kanë vendosur qindra policë në zonë dhe kanë ndërprerë shërbimet e internetit në celular në pjesë të Indisë lindore, ku po zhvillohet festivali, si dhe janë arrestuar rreth 100 persona.
Vdekja e të miturit erdhi pasi turmat i vunë flakën shtëpive dhe dyqaneve gjatë festimeve të festivalit në qytet. Raportet lokale thanë se një shkollë e njohur myslimane u dogj në Bihar Sharif gjatë festivalit. Indianët kanë festuar duke mbajtur në duar shpata, shkopinj dhe madje armë zjarri.
Dhuna goditi gjithashtu të paktën shtatë shtete të tjera indiane në ditët e fundit pas festivalit hindu, me dhjetëra të plagosur dhe qindra të arrestuar në të paktën 13 qytete.
Kritikët thonë se grupet hindu janë inkurajuar që kur Modi, i cili ishte kryeministër i Gujaratit gjatë trazirave famëkeqe të vitit 2002, u zgjodh kryeministër në vitin 2014.


