• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK PUNOJNË SEMAFORËT”/ Gonxhja ‘përplaset’ me ish-këshilltarin e Metës: Tela me gjemba t’i vendosim Unazës?! Këmbësorët…
Home
Sociale

“NUK PUNOJNË SEMAFORËT”/ Gonxhja ‘përplaset’ me ish-këshilltarin e Metës: Tela me gjemba t’i vendosim Unazës?! Këmbësorët…

3 April, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në autostradën që kalon përmes “Astirit”, ku ka humbur jetën një këmbësor që po tentonte të kalonte rrugën. Ai sapo kishte kaluar njërin krah të autostradës dhe në përpjekje për të kaluar tjetrin, mbeti i vdekur.

Kjo ka sjellë dhe një “përplasje” në Facebook mes drejtorit të Drejtorisë së Rrugëve, Blendi Gonxhja dhe Emiljano Aleksit, ish-këshilltar i Metës kur ishte president. Sipas këtij të fundit, faji është i institucioneve sepse semaforët nuk punojnë.

“Rruget po gjakosen dhe kjo eshte nje drame qe ndodh ne rruget e Shqiperise. Ne mund te fajsojme kedo, viktimen apo shkaktarin po shteti duhet te vendosi gishtin kokes. Jo me larg nga sot une vete do doja te denoncoja pikerisht kete aks rrugore.

Tek mbikalimi prane ketij aksidenti ka 10 dite qe nuk funksionojne semaforet. Fatkeqesi kjo qe ka ndodhur sot, por gjithemone ekziston mundesia qe nje aksident tjeter te perseritet tek ky kryqezim, nga mungesa e semaforeve.

Kur funksiononim aty kishte dhe punonjes se Policia e Shtetit , tani aty nuk ka as punonjes dhe as semafor por kalon kush e ka makinen me te shtrenjte.

Duhet te shmangen aksidentet aty ku mundemi dhe jo t’ja leme rastesise. Ne te gjitha rastet aksidentet rrugore ndodhin per faj te perdoruesit te rruges, drejtuesi i mjetit ose kembesori. Pjesa tjetër është për rrugët”, shkruan Emiljano Aleksi.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Blendi Gonxhes, i cili thotë se në këtë rast shteti nuk ka asnjë përgjegjësi, pasi këmbësori është futur në autostradë dhe kjo është rreptësisht e ndaluar.

“Emiljano Aleksi dmth e shikon videon dhe nuk thua dot troc qe ky eshte 100% faj i kembesorit?! A duhet ndonje prove tjeter? Shteti ti vere gishtin kokes? Tela me gjemba ti veme unazes? Apo edhe trotuareve? Cfare kryqezimi flet ti?

Aty ska kryqezim por eshte e ndaluar absolutisht te kalosh ashtu rrugen! Pse nuk i jepni emrin gjerave, shteti, shteti, shteti! Jo jo, ka ca gjera qe lidhen me kulturen, veten, njeriun, se ai nuk qe femije por i rritur e pergjegjes per veprimet e veta!

Shoferi aty ishte viktime. Video flet vete. Ngushellime familjes e gishtin kokes cdo kembesor qe DUHET TE ZBATOJE RREGULLAT”, shkruan Blendi Gonxhja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRNDRIQTE ISH-TË DASHURËN DHE I THEU XHAMIN E MAKINËS/ Pranga 24-vjeçarit në Tiranë
Previous article GJYQI NDAJ KRERËVE TË UÇK-SË/ Krasniqi: S’jam dakord me akuzat, jam i pafajshëm

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT