Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu deklaroi ditën e sotme se Rusia ka shtuar numrin e armeve, por pa dhënë numra specifikë.
“Hapat për të zgjeruar kapacitetet e prodhimit dhe për të përmirësuar produktivitetin kanë bërë të mundur rritjen e konsiderueshme të prodhimit të armëve, duke përfshirë ato konvencionale dhe me precizion të lartë,” deklaroi Shoigu gjatë një takimi mbi furnizimet me armë me Grupin e Përbashkët të Forcave.
Më tej ai tha se kjo do të mundësojë qëllimet e Rusisë për të përdorur eufemizmin për pushtimin e plotë të Ukrainës, si dhe janë duke u marrë masat e nevojshme për të rritur municionin më të kërkuar të armëve luftarake.
Muajin që lamë pas, presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi për vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi.