T’i presësh flokët bebave në moshën 1 vjeçare apo jo? Duket që ka akoma njerëz që e përqafojnë këtë mendësi dhe për më tepër njerëz të Showbizit shqiptar që kanë bredhur në shumë vende të botës. Tradicionalisht prindërit i presin, rruajnë me brisk apo i çojnë tek berberi vetëm me vetëm që të çojnë deri në fund ide të tipit “dalin më të fortë e më të shëndetshëm” .
Aurela Gaçe në profilin e saj të Instagramit shkruan në një postim:
“ keqen keqen une. Kemi nje tulaçe te vockel ne shtepi . Edhe motra e madhe keshtu i kishte 1 vjeç , edhe mami edhe tezja “
PO! E ka bërë. Dhe duket që feedback-u është pozitiv dhe mbështetës nga nënat që e ndjekin Aurelën në Instagram duke i shkruar se kështu kemi bërë të gjithë me fëmijët tanë apo se edhe ne kështu na kanë qethur kur kemi qenë të vegjël. Megjithëse duket që Aurela ka mëdyshjet e saj, ajo do të vazhdojë të ruajë këtë traditë se kështu i paska ngelur .
JO ! Miriam Cani nuk ka zgjedhur ta përcjellë këtë qasje te e vogla e saj Amelia dhe ajo është duket mrekullisht e bukur kështu!
Nga ana tjetër, Julka Gramo PO! Bebi i saj është bërë tullac i vogël e i lezetshëm direkt pasi mbushi 1 vit. Por nuk mund ta mohojmë që ka sy magjepës.
Thumbistët e vegjël, Kian dhe Amara, JO! Ato nuk i kanë lejuar prindërit të veprojnë si duan me flokët e tyre prandaj dhe duken shkëlqyer me kaçurrelat e vogla.
JO! Vesa Luma nuk ka zgjedhur t’i transformojë flokët e të voglit Lian, momentalisht vetëm 19 muajsh .
Artikuj të ngjashëm








