• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIK EMIGRANTËSH/ Kapet 19-vjeçari në Pogradec, ja sa para i merrte çdo personi për të kaluar kufirin
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAFIK EMIGRANTËSH/ Kapet 19-vjeçari në Pogradec, ja sa para i merrte çdo personi për të kaluar kufirin

31 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vihet në pranga një 19-vjeçar, i cili u zbulua nga policia duke transportuar 6 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 500-1000 euro për person, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Shpallet në kërkim një shtetas tjetër, i cili dyshohet se monitoronte rrugën, për të sinjalizuar 19-vjeçarin, në rast se kishte punonjës policie.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tarifa”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 19 vjeç, banues në Kavajë.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi N. Ç., 21 vjeç, banues në Kavajë.

Shtetasi M. H. është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me automjetin tip “Benz”, kundrejt fitimit 500-1000 euro për person, 6 shtetas të huaj, të cilët kishin si qëllim kalimin e paligjshëm drejt vendeve të BE-së.

Nga hetimet e kryera rezultoi se bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale ishte edhe shtetasi N. Ç., i cili monitoronte rrugën për të sinjalizuar shtetasin M. H., në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "OUU, VISHU SE NA MYTE"/ Komenti epik i Luizit kur sfilon Jori (VIDEO)
Previous article 14 MAJI/ Alibeaj mbledh grupin parlamentar, ja deputetët e pranishëm

s.autor

Postime të ngjashme

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët

DOSJA PËR OLS DADON/ Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit Aktualitet

DOSJA PËR OLS DADON/ Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit

"METAMORFOZA"/ GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën Aktualitet

"METAMORFOZA"/ GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT