• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Këngëtarja e njohur rrezikon 2 vite burg. Akuzohet për evazion fiskal
Home
Showbiz

Këngëtarja e njohur rrezikon 2 vite burg. Akuzohet për evazion fiskal

22 January, 2018 luljetaautor Lifestyle, Showbiz

Miliona euro evazion fiskal në katër vite. Këtë radhë, ajo që nuk ka paguar atë që i detyrohet arkave të Madridit, është këngëtarja kolumbiane Shakira, bashkëshorte e futbollistit katalan Gerard Pique, që akuzohet për mashtrim nga agjencia e tatimeve për periudhën nga 2011 në 2014.

Sipas të përditshmes spanjolle La Vanguardia, bëhet fjalë për vite në të cilat këngëtarja jetonte në Spanjë ku sidoqoftë nuk kishte ende rezidencë zyrtare. Sipas inspektorëve të tatimeve, edhe në atë periudhë, Shakira kishte qëndruar në Barcelonë për më shumë se 183 ditë në vit, e si pasojë kishte detyrimin të paguante taksa në vend.

Ata që punojnë me Shakirën, flasin për një ndryshim kriteresh vlerësimi dhe jo për mashtrim me taksat. “Është përdorur një teknikë e ndryshme”, thonë avokatët. Fitimet e yllit vijnë kryesisht nga koncerte të mbajtura jashtë vendit, por tatimet spanjolle pretendojnë se taksat për atë periudhë Shakira duhet t’ia paguante Madridit.

Sipas revistës Formes, nga 2010 deri në 2015, Shakira ka fituar rreth 25 milionë euro në vit nga turet e saj jashtë vendit. Shumë fansa të këngëtares pretendojnë se bëhet fjalë për një hakmarrje të tatimeve spanjolle; bashkëshorti i Shakirës, Pique, kishte mbështetur hapur kauzën e separatistëve katalanë duke votuar në referendumin e shpallur të paligjshëm.

Tani, sidoqoftë, çështja ka mbërritur në Prokurori. Akuza mundet gjithsesi t’i kushtojë shtrenjtë këngëtares kolumbiane që rrezikon, përveç një gjobe të kripur, edhe dy vite burg. Me superstarin amerikano jugore zgjatet kështu akoma më shumë lista e personave të famshëm të mbërthyer në rrjetën e inspektorëve spanjollë të taksave. Në të shkuarën, kanë dalë edhe emrat e Messit, Ronaldos, Murinjos, etj.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E dinin të plagosur deri sa erdhën në Tiranë. Si e morën vesh prindërit e Arielës vdekjen e saj
Previous article Memushaj nuk garanton qëndrimin, Bari në pritje të tij

luljetaautor

Postime të ngjashme

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit? Gossip

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit?

DASMA E VITI/ Dua Lipa u paguan nga 5 mijë paund fqinjëve në Palermo që u ankuan e protestuan Gossip

DASMA E VITI/ Dua Lipa u paguan nga 5 mijë paund fqinjëve në Palermo që u ankuan e protestuan

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT