• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LARGOHET ME QESE NË DORË/ Publikohen pamjet e oficerit të RENEA-s kur merr 113 mijë Euro
Home
Breaking News

LARGOHET ME QESE NË DORË/ Publikohen pamjet e oficerit të RENEA-s kur merr 113 mijë Euro

29 March, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar për herë të parë pamjet e oficerit të arrestuar të RENEA-s, Altin Morina, kur merr 113 mijë Eurot, para që iu gjetën në makinë kur iu vunë prangat më 14 Mars.

Hoxha sqaroi në emisionin “Opinion” në Tv Klan se në video, shfaqet Morina, i cili qëndron në një lokal dhe merr 113 mijë Euro nga biznesmeni Gentian Gjoka. Në një moment, shfaqet edhe kamarieri i lokalit, i cili në një market aty afër, merr një qese dhe ia jep Morinës dhe ky i fundit fut paratë.

Sipas Hoxhës, në tavolinë shfaqen më vonë edhe bashkëshortja dhe djali i biznesmenit. Në fund, oficeri i RENEA-s takohet me të gjithë këta persona e tjerë dhe largohet me qesen në dorë.

“Kjo ka ndodhur më 14 Mars, dy ditë pasi ka ndodhur atentati në Don Bosko, ku mbeti e vrarë Mimoza Paja pra në lokalin e Fation Muratit. Kur është dhënë lajmi është kapur një oficer i stërvitjes së RENEA-s, një oficer që ka përvojë atje. Ka bërë edhe detyra të tjera. Altin Morina, është 43 vjeç. Në momentin e parë që u kap, u kap me 113 mijë Euro, diku te 13 milionë të vjetra dhe nja 80 Paund. U tha që këto para janë kapur kur po vinte nga Elbasani dhe kapja e tij mund të ketë lidhje me vrasjen e datës 12. Nuk kishte lidhje me këtë. Pastaj erdhi historia te pjesa tjetër që për shkak se keqpaguhen njësitë tona speciale, atëherë krimi paguan.

Ky regjistrim është kamer lokali është bërë vetëm 1 orë para se të arrestohej. Kjo është në zonën e Tiranës së Re. Është në lokal. Ky është Altin Morina. Ky është kamarieri i lokalit. Ky është biznesmeni Gentian Gjoka. Ajo kutia e bardhë që la në tavolinë janë 113 mijë Euro. Këta të dy bisedojnë. Ia dorëzon. Pak më vonë në lokal kamarieri që ne e pamë aty del. Aty afër lokalit është një market dhe ka marrë një qese. Këtu ka ardhur djali i biznesmenit Gentian Gjoka dhe pastaj vjen edhe bashkëshortja. Kamarieri i solli qesen. Në atë qese u gjetën para. I merr paratë dhe i fut në qese. Këtu vjen më vonë bashkëshortja e biznesmenit edhe djali i tij. Largohen, çohet në këmbë ai dhe efektivi i RENEA-s. Futet në brendësi të lokalit, ja ku e ka qesen dhe pastaj largohet me qesen në dorë.

Në momentin e parë u lidh me ngjarjen që kishte të bënte me vrasjen e Mimoza Pajës në Don Bosko dhe në konfliktin mes grupit të Ervis Martinajt dhe kundërshtarëve të tij. Pra dyshimi në fillim ka qenë për lidhjet me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në kryeqytet. Hetimi i Prokurorisë së Tiranës, në fakt dhe atë që pashë në kërkesën për masën e sigurisë gjë që u miratua nga gjykata, unë nuk e di nëse ka qenë në mbikëqyrjen nga SPAK-u pse është ndërhyrë, nëse nuk ka qenë në mbikëqyrje nga SPAK-u atëherë jemi në situatën tjetër. Pse ky informacion doli në fillim në lidhje me këtë histori sepse të nesërmen e kësaj ngjarje, pra i arrestimit, sepse ky ishte një dëm i madh për repartin special… të të kapet shefi i stërvitjes i repartit RENEA që është njësia elitë dhe Erzeni e di çfarë impakti ka.

Ka një akt noterial që e ka lëshuar i biri i biznesmenit dhe ka thënë që këto para i kam tërhequr dhe ka dorëzuar edhe statement-in e bankës. Skena në vetvete kur i shikon dhe mënyra si u pasqyrua ditën e parë se prandaj ndodh ajo që tha Ylli. Kur ndodh një ngjarje sot ne flasim sot dhe ngaqë ndodh ngjarje tjetër ajo mbivendoset”, tha Hoxha.

Gjykata e Tiranës e ka lënë në burg ish-shefin e repartit të stërvitjes RENEA, Altin Morina. Para gjykatës, ai ka thënë se paratë i ka marrë hua tek një biznesmen për shkak të një problemi personal dhe se nuk e kanë burimin nga aktiviteti kriminal

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA E REL: A do t’i zhvendosë Rusia armët bërthamore taktike në Bjellorusi?
Previous article LAJM I TRISHTË NGA UKRAINA/ Vritet në luftë kampioni i Evropës në boks

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT) Aktualitet

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta Aktualitet

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT