• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TEMPERATURA DERI NË 14 GRADË/ Si parashikohet të jetë moti për sot
Home
Sociale

TEMPERATURA DERI NË 14 GRADË/ Si parashikohet të jetë moti për sot

29 March, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në vendin tonë dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave. Pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme në orët e para të mëngjesit dhe në ultësirën perëndimore. Ndërsa vranësirat do të theksohen në pjesën e dytë të ditës, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore duke krijuar dhe mundësi për momente të shkurtra me reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga -3°C deri në 14°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Lindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Pjesa më e madhe e territorit të Kosovës parashikohet të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë për gjatë gjithë 24 orëshit alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Pritet që kthjellimet më të dukshme të jenë në pjesën e parë të ditës. Ndërsa në orët në vijim vranësirat do të theksohen në vend, ku më të fokusuara do jenë në zonat Veriore duke gjeneruar dhe reshje të pakta dëbore.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV gjatë ditës së mërkurë parashikohet të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme të cilat do të dominojnë kushtet e motit përgjatë gjithë ditës, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në orët e para të ditës. Ndërsa vranësirat do të theksohen gjatë pjesës së dytë të ditës por nuk do të sjellin reshje në MV. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -2°C mëngjesi deri në 12°C mesdita.

Rajoni dhe Evropa

Pjesa më e madhe e Evropës Jugore dhe Britania e Madhe pritet të jenë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare. Ndërsa në Qendër të kontinentit vranësirat do të jenë më të dukshme duke gjeneruara edhe reshje shiu. Gjithashtu nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme do të jenë vendet Nordike dhe lindja e kontinentit, ku vranësirat e shumta do të sjellin reshje në formë dëbore

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Dëshmia e rrallë e ish-ministres së parë në ’44-ën Naxhije Dume Kerenxhit: Enver Hoxha u zgjodh...
Previous article JENNIFER LOPEZ NUK DI TË NDALET/ Listës së filmave nga ylli i talentuar do t'i shtohet edhe...

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT