• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBATIMI I MARRËVESHJES SË OHRIT/ Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën tjetër
Home
Rajon

ZBATIMI I MARRËVESHJES SË OHRIT/ Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën tjetër

28 March, 2023 s.autor Rajon

Takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, do të zhvillohet javën e ardhshme në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve.

Këtë e tha zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, sipas të cilit, fokusi do të jetë në zbatimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, mbi bazë të dakordësisë së arritur në Ohër në 18 mars.

Kryenegociatori i Kosovës zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë Petar Petkoviq pritet të diskutojnë mbi hapat e parë të zbatimit, ndërsa më vonë do të këtë takime të nivelit të lartë.

“Do të ketë takime tjera në nivel të lartë për të cilat do të njoftojmë kur të jetë e përshtatshme. Ajo që mund të them në këtë moment është se një takim i kryenegociatorëve do të zhvillohet javën që vjen në Bruksel. Kryenegociatorët nga të dyja palët janë ftuar nga lehtësuesi i dialogut që të vijnë në Bruksel dhe të avancojnë përpara me hapat e parë për implementimin e gjithë asaj që kanë rënë dakord”, tha Peter Stano.

Duke ju referuar propozimit të kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazovic, për të organizuar takimin e radhës së nivelit të lartë, Stano u shpreh i kënaqur që dialogu ka fituar popullaritet në rajon, por kujtoi se baza qendra e tij, në Bruksel.

“Na vjen mirë që dialogu po bëhet kaq i popullarizuar në rajon dhe gjithnjë e më shumë vende po ofrohen që të jenë mikpritës të tij. Por le të shkojmë hap pas hapi. Dialogu është i bazuar në Bruksel dhe kemi arritur një hap shumë të rëndësishëm në Ohër, pas pajtueshmërisë mes Presidentit të Serbisë dhe Kryeministrit të Kosovës, lidhur me Marrëveshjen, dhe për aneksin e implementimit. Tani fokusi është në implementim”, deklaroi më tej Stano.

Stano ka paralajmëruar se brenda BE-së po punohet që të rinisë puna në përshtatjen e kornizës negociuese me Serbinë, më saktësisht Kapitullin 35 dhe në mënyrë përkatëse edhe në rastin e Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERMIONA SHPËRTHEN E REVOLTUAR/ Kërkon të mbyllet Big Brother: Mos i hëngshi paratë
Previous article "MAKINA U VODH PËR 3 MINUTA"/ Flet pronari i Range Rover-it që u dogj pas sulmit në Top Channel

s.autor

Postime të ngjashme

FUNDI I BETEJËS LIGJORE PËR ZGJEDHJET/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re Rajon

FUNDI I BETEJËS LIGJORE PËR ZGJEDHJET/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë Rajon

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT