• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETËM 14 VJEÇ/ Njihuni me bareshën e vogël që ka luftuar me dy ujqër për të shpëtuar qengjin
Home
Sociale

VETËM 14 VJEÇ/ Njihuni me bareshën e vogël që ka luftuar me dy ujqër për të shpëtuar qengjin

21 March, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live” ka qenë Alesia Krasniqi 14 nga zona e Deçanit.

Ajo është shembulli më i mirë për të përdorur rrjetet sociale dhe për të shfaqur dhe treguar vlera. Në TikTokun e familjes së saj ajo nuk tregon vetëm momentet që ndan midis shkollës dhe fermës së saj duke u marrë me kafshët dhe tokën, por gjithashtu duke kënduar motive që lidhen ne kulturën shqiptare dhe atë kosovare.

Gjatë lidhjes direkte Alesia shfaqet e veshur me një kostum tradicional që i përket zonës së Deçanit dhe tregon se e ka trashëgimi nga gjyshi. Në çdo rast të veçantë ajo paraqitet me kostumin e saj tradicional, ashtu si dhe në rastin e sotëm.

Arjon Muça: E ti në fakt jo vetëm që këndon por je quajtur dhe baresha apo jo?

Alesia Krasniqi: Unë nuk jam bareshë, njerëzit ma kanë lënë këtë fjalë edhe pse unë nuk iu8 them atyre asnjë gjë. Edhe pse jam bërë e njohur me këtë emër malësore e Deçanit Bareshë, kjo punë që bëj, unë thjesht ndihmoj prindërit e mi, ne i kemi delet si punë. Por arritjet e mia ose karriera ime do të jetë shkolla dhe muzika.

Arjon Muça: Nuk është një gjë normale ose e zakonte që të shohësh një vajzë 14-vjeçare e cila merret me fermën e prindërve ose luan me kafshët madje unë di nëse është i saktë si informacion që t’i ke qenë në një kullotë me kafshët e tua dhe je sulmuar dhe nga një ujk.

Alesia Krasniqi: Po e vërtetë, jo me një ujk por me 2 ujq.

Arjon Muça: Na i trego pak këtë moment.

Alesia Krasniqi: Kam qenë në një livadh, ai livadh ka qenë i rrethuar me male edhe kamq enë vetëm 15 metra larg deleve. Unë e kam ngritur kokën lart edhe kam parë dy bishta, ata bishta domethënë kanë qenë të ujqërve. I kam parë dhe dhente që janë bashkuar edhe janë bërë tub, kanë hyrë në tub dhe ata, kam bërtitur, në ato momente qeni më kishte shkuar në shtëpi dhe nuk dija çfarë të bëja.

E ka kapur njëri ujk qengjin në fyt, e ka kapur, por fati i mirë që nuk e ka lënduar, njëri ujk ka ikur malit dhe tjetri vrapuar drejt edhe unë e kam ndjekur derisa është ndalur. Unë e ngrija qengjin ai e ngrinte andej derisa e kam ngritur shkopin lart, ai e ka lëshuar, ka ikur.

Erjona Rusi: Ti ke ndjekur ujkun nga pas?!

Arjon Muça: Ke dy luftuar me një ujk?

Alesia Krasniqi: Po, e vërtetë. E kam ndjekur nga pas, nuk doja t’ja lija qengjin.

Arjon Muça: A nuk pate frikë Alesia?

Alesia Krasaniqi: Po nuk dija unë, nuk kallëzova frikë aty, doja vetëm të shpëtoja qengjin.

Alesia ndër të tjera ka treguar se e ka pasion këngën dhe ka nisur të këndojë që në moshën 7 vjeç. Këtë talent ajo e shfaq në videot që hedh në rrjetin social TikTok, ku videot e saj kanë marrë edhe 1 milion shikime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KOKËDERR FARE"/ Lorenci për Kristin: Nuk mjafton vetëm edukata
Previous article ZGJEDHJET E 14 MAJIT/ Pesë deputetë do dorëzojnë mandatin brenda javës

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASI PËR VDEKJE 7-VJEÇARIN NË ELBASAN/ Gjykata e Apelit lë në burg regjizorin Petri Bozo Aktualitet

PËRPLASI PËR VDEKJE 7-VJEÇARIN NË ELBASAN/ Gjykata e Apelit lë në burg regjizorin Petri Bozo

KËMBËSORËT NË AUTOSTRADË/ Rrugorja e Fierit i gjobit me nga 1000 lekë: Përdorni mbikalimet për sigurinë e jetës suaj Aktualitet

KËMBËSORËT NË AUTOSTRADË/ Rrugorja e Fierit i gjobit me nga 1000 lekë: Përdorni mbikalimet për sigurinë e jetës suaj

TRAGJIKE NË TIRANË/ 45-vjeçarja mbytet në Liqenin e Thatë, dyshohet se... Aktualitet

TRAGJIKE NË TIRANË/ 45-vjeçarja mbytet në Liqenin e Thatë, dyshohet se...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT