• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 14 MAJIT/ Pesë deputetë do dorëzojnë mandatin brenda javës
Home
Politikë

ZGJEDHJET E 14 MAJIT/ Pesë deputetë do dorëzojnë mandatin brenda javës

21 March, 2023 s.autor Politikë

Pesë deputetë do të dorëzojnë mandatin brenda kësaj jave, në mënyrë që të hënën të mund të regjistrohen si kandidatë për kryetarë bashkie pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Partia Socialiste do të sakrifikojë vetëm dy ligjvënës për të provuar fitore lokale në Shkodër dhe në Gramsh.

Rriskun më të madh e ka marrë Benet Beci i cili po ngulmon të fitojë një bashki të cilën socialistët nuk e kanë fituar kurrë. Por largimi i tij risjell në skenë Ilir Beqajn. Ai do të marrë një biletë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për t’u rikthyer në Kuvend, sepse është kandidati i 4-t më i votuar. Ky rezultat e la jashtë parlamentit në vitin 2021, ku Beqaj u bë i vetmi drejtues politik qarku i PS-së që nuk siguroi dot karrigen e tij.

As tani, nuk është e sigurtë nëse ish-ministri do të rifutet në parlament. Në qarqet politike po diskutohet se një tjetër kandidat e aspiron mandatin, dhe ai është Kabir Fishta. Që djali i biznesmenit të zonës të hyjë në parlament, duhet të mandatin ta refuzojë, jo vetëm Beqaj, por edhe pasuesi Frrok Gjini.

Në qarkun Shkodër do të ketë ndryshime deputetësh edhe nga Partia Demokratike.

Sali Berisha ka konfirmuar kandidimin e Zef Hilës për Vaun e Dejës, duke i siguruar një mandat Ludovik Hasanit, teksa Bardh Spahia do ta refuzojë mundësinë për tu ribërë deputet, në përpjekje për të mbajtur bashkinë.

PD-ja zyrtare mund të kandidojë në Malësi të Madhe deputetin Ramadan Lika, gjë e cila ende nuk është konfirmuar, por nëse ndodh, kjo do të rikthente në Parlament Izmira Ulqinakun.

Në Elbasan, PS do të ketë deputet të ri Shkëlqim Bullarin, i cili zë vendin e Besjan Ajazit që do të garojë për Gramshin.

Vendi i Luciano Bocit që për llogari të Foltores garon në Elbasan, do ta zërë Qani Xhafa.

Nëse lëvizjet për socialistët nuk kanë ndonjë domethënie të madhe, prurjet e reja nga lista e demokratëve lënë vend për monitorim se në cilin kamp do të anëtarësohen ata: në Seli me Berishën, apo tek Alibeaj ku është vula.

LËVIZJA E DEPUTETËVE

PARTIA SOCIALISTE

Benet Beci Ilir Beqaj

Besjan Ajazi Shkëlqim Bullari

FOLTORJA

Luçiano Boçi Qani Xhafa

Belind Këlliçi Asllan Dogjani

Zef Hila Ludovik Hasani

PARTIA DEMOKRATIKE

Ramadan Lika Izmira Ulqinaku/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETËM 14 VJEÇ/ Njihuni me bareshën e vogël që ka luftuar me dy ujqër për të shpëtuar qengjin
Previous article SEKUESTROHET DROGË ME VLERË 200 MIJË EURO NË ITALI/ E ambalazhuar me fytyrat e Denaros, Toto Riina dhe personazhi imagjinar i filmit “Kumbari”

s.autor

Postime të ngjashme

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli” Politikë

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

DORËZON NË PS “MARRËVESHJEN E RE PËR SHQIPËRINË”/ Spiropali: E mbajta premtimin ndaj Ramës Politikë

DORËZON NË PS “MARRËVESHJEN E RE PËR SHQIPËRINË”/ Spiropali: E mbajta premtimin ndaj Ramës

“PROTESTA NUK DUHET INJORUAR”/ Spiropali publikon përmbajtjen e mocionit për hapjen e partisë: Riktheni debatin, hapësirat dhe... Politikë

“PROTESTA NUK DUHET INJORUAR”/ Spiropali publikon përmbajtjen e mocionit për hapjen e partisë: Riktheni debatin, hapësirat dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT