• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MOS UDHËTONI DREJT BRITANISË”/ 15-vjeçari rikthehet në Shqipëri pas 5 muajsh qëndrimi: Ishte periudha më e vështirë! Mora borxh 4500 paund…
Home
Breaking News

“MOS UDHËTONI DREJT BRITANISË”/ 15-vjeçari rikthehet në Shqipëri pas 5 muajsh qëndrimi: Ishte periudha më e vështirë! Mora borxh 4500 paund…

19 March, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prej muajsh mediat britanike “ziejnë” me artikujt për shqiptarët të cilët udhëtojnë ilegalisht drejt Britanisë së Madhe me gomone. Aq sa edhe qeveria britanike po punon për forcimin e politikave për emigrantët e paligjshëm.

Daily Mail ka publikuar historinë e një 15-vjeçari i cili ka udhëtuar me gomone drejt Britanisë së Madhe, por është rikthyer në Shqipëri i panduar.

“Mos udhëtoni ilegalisht drejt Britanisë” – është mesazhi që i mituri jep për të gjithë bashkëkombasit e tij.

Sipas medias britanike, 15-vjeçari ka udhëtuar në gusht të vitit të kaluar me gomone. Ai ishte nisur nga Shqipëria në Belgjikë e më pas në Francë.

Nga aty, 15-vjeçari pagoi një shumë prej 4500 paundësh tek trafikantët shqiptarë për të udhëtuar me gomone nga Franca në qytetin e Doverit në Britani.

Madje, i riu nuk i kishte treguar familjes që do të shkonte në Britani. I riu u kishte thënë se do të shkonte jashtë shtetit me pushime.

15-vjeçari qëndroi për5 muaj në Britani, teksa deklaron për Daily Mail se ishte periudha më e vështirë e jetës së tij.

“Të gjithë miqtë e mi kanë shkuar në Britani dhe punojnë atje. Ndaj dhe unë vendosa t’u bashkohesha. Prenotova udhëtimin nga Tirana drejt Brukselit në Belgjikë. Aty u mora 4500 paund borxh disa të afërmve të mi për të prenotuar udhëtimin me gomone. Akoma ua kam borxh dhe shpresoj t’ua kthej sa më parë. Gomonia ishte plot me emigrantë si unë. Kishte shumë shtetas Iranian dhe arab” – ka deklaruar 15-vjeçari për median britanike.

Emigrantët e paligjshëm janë kthyer në një shqetësim të vërtetë për qeverinë e Britanisë së Madhe. Vitin e kaluar janë regjistruar 12.301 emigrantë të paligjshëm që kanë udhëtuar me gomone drejt Britanisë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EL CLASICO" E 253-TË/ Barcelona mund të shkruajë historinë në “Camp Nou”…
Previous article TAKIMI I OHRIT/ Reagon presidenti Begaj: Garanci më shumë për paqen

s.autor

Postime të ngjashme

"MË ABUZOI SEKSUALISHT"/ Historia e tronditëse e korçares, u dhunua nga bashkëshorti i parë dhe i dytë Aktualitet

"MË ABUZOI SEKSUALISHT"/ Historia e tronditëse e korçares, u dhunua nga bashkëshorti i parë dhe i dytë

DYFISHOHEN PAGESAT PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Sala: Çdo familje duhet të ndiejë mbështetje konkrete nga shteti Aktualitet

DYFISHOHEN PAGESAT PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Sala: Çdo familje duhet të ndiejë mbështetje konkrete nga shteti

EKZEKUTOI EGLANT KOÇIN/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat Aktualitet

EKZEKUTOI EGLANT KOÇIN/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT