• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIJON PREJ MË SHUMË SE 10 ORËSH TAKIMI KURTI-VUÇIÇ/ Asociacioni mban ‘peng’ marrëveshjen
Home
Rajon

VIJON PREJ MË SHUMË SE 10 ORËSH TAKIMI KURTI-VUÇIÇ/ Asociacioni mban ‘peng’ marrëveshjen

18 March, 2023 s.autor Rajon

Prej më shumë se 10 orësh, vijon në Ohër të Maqedonisë së Veriut, takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve.

Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku raportoi nga Ohri, se debati është përqëndruar te Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Karadaku u shpreh se Vuçiç kërkon formimin e Asociacionit në bazë të marrëveshjes së viti 2013, ndërsa Kurti e ka kundërshtuar diçka të tillë.

“Sot, debati më i madh është përqëndruar në pikën 1 të planit të zbatimit, që ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. President serb Vuçiç ka kërkuar që Asociacioni të formohet në bazë të marrëveshjes së viti 2013, duke mos marrë parasysh ndryshimet që janë bërë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në vitin 2015. Kryeministri Kurti e ka kundërshtuar këtë dhe ka kundërshtuar gjithashtu, edhe afatin që është vënë në planin e zbatimit.

Në planin e zbatimit, duhet që brenda 15 ditësh nga nënshkrimi i marrëveshjes, qeveria e Kosovës të paraqesë draftin e parë të statutit të Asociacionit, i cili vazhdon më pas dhe negociohet për çështjen e kompetrencave. Këtu janë thyer shpatat dhe nuk duket, të paktën deri më tani, që të kemi ndryshim të qëndrimit të palëve”, raportoi gazetarja Karadaku

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET EKUADORI/ Goditet nga një tërmet me magnitudë 6.4, raportohet për katër të vdekur
Previous article "MË KA ZHGËNJYER OLTA, PASTAJ..."/ Kristi: Mendoj se sot del…

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË RODOS/ Doli tym nga motori, avioni i Olympic Air kthehet në aeroport Rajon

ALARM NË RODOS/ Doli tym nga motori, avioni i Olympic Air kthehet në aeroport

KRIZA NË KOSOVË/ Ish-ambasadori Walker paralajmëron: Nëse partitë nuk bashkohen për Presidentin, do të ketë thellim të përçarjes Rajon

KRIZA NË KOSOVË/ Ish-ambasadori Walker paralajmëron: Nëse partitë nuk bashkohen për Presidentin, do të ketë thellim të përçarjes

"KASAPI I BALLKANIT" ME FUNERAL / Serbia do t’i japë nderime Ratko Mlladiçit Rajon

"KASAPI I BALLKANIT" ME FUNERAL / Serbia do t’i japë nderime Ratko Mlladiçit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT