• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JANË TË PARËT KUDO”/ Veliaj: Nga 1 Prilli rriten pagat policëve bashkiakë të Tiranës
Home
Politikë

“JANË TË PARËT KUDO”/ Veliaj: Nga 1 Prilli rriten pagat policëve bashkiakë të Tiranës

17 March, 2023 F.autor Politikë

Nga data 1 Prill do të rriten pagat e të gjithë policëve bashkiakë të Tiranës. Lajminm e bëri të ditur kryetari i bashkisë Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit6 Bashkiak. Ai vlerësoi punën e uniformave të Policisë Bashkiake, të cilët tha Veliaj vetëm gjatë ditës së verës arritën të gjejnë 2 fëmijë të humbur në Tiranë të cilët më pas i bashkuan me prindërit e tyre.

“Ka ardhur koha që pas kaq vitesh ata njerëzit që strapacohen më shumë, që hanë më shumë të sharat, edhe për fajin tonë dhe për këtë kërkoj ndjesë, të shpërblehen. Kur shoh që humbet një fëmijë në Tiranë, “Dita e Verës”, pafund njerëz në shesh dhe për 1 orë jo vetëm që gjendet fëmija dhe pushon së qari, – është gjithmonë një zonjë aty që arrin edhe nga ana psikologjike ta qetësojë sa të vijnë prindërit, – por brenda orës gjenden prindërit edhe në qoftë se janë në një periferi, nëse e kanë harruar, apo në qoftë se i ka marrë ajo vala e entuziazmit. Në gjithë “Ditën e Verës” me 100 aktivitete kishim dy raste që brenda pak minutash arritëm t’i gjenim. Kështu që, Policia Bashkiake, përveç atyre që nuk duan rregull dhe nuk duan që Lamboghini, apo Ferrari i tyre të ketë gjobë, se ndryshe këta të çojnë tek këto portalet e gjobave, bën një punë të admirueshme,” tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se trupa e kësaj policie ka ndryshuar dhe është përmirësuar shumë në vite, duke veçuar faktin se në të kanë hyrë edhe mjaft gra e vajza.

“Policia Bashkiake ka ndryshuar 70% të trupës, se nuk po them që gjetëm një trupë të shkëlqyer, kështu që aty ku trupa, ose polici bashkiak bën gabim, ikën. Por aty ku polici ka të drejtë, ku as po e dhunon atë që shet në rrugë, por me mirësjellje po i thotë, “të lutem tek tregu që është ja atje, 20 metra”, ku ndihmon fëmijët që humbasin, ku ndihmon disiplinimin e qytetit, tani të vetmit njerëz që ankohen për parkingjet, janë të njëjtit njerëz që ankohen edhe përse më vë gjobë. Epo tani në qoftë se ia zë në trotuar, apo bllokon hyrjen e pallatit, patjetër që do marrë gjobë. Por unë jam analist i madh dhe në darkë do ankohem për këtë. Po ankohu ku të duash. Policia bashkiake e bën me shumë dinjitet këtë punë dhe fakti që sot kemi 100 vajza në Policinë Bashkiake, – Policia Bashkiake kur unë kam ardhur këtu në 2015-ën, kishte vetëm një gocë që rrinte te dera e bashkisë, sot janë 100, – kështu që edhe në këtë sens është një forcë shumë herë më e emancipuar,” deklaroi Veliaj.

Në fund kreu i bashkisë evidentoi se kjo rritje do të bëhet njëkohësisht me rritjen e pagës minimale nga Qeveria. “Sigurisht që vendimi për të adresuar rritjen e rrogave të policisë bashkiake, ndikohet edhe nga vendimi i qeverisë për të rritur pagën minimale, pra nga 34 mijë lekë, në 40 mijë lekë të reja në 1 Prill, kështu që ne na puqet me rritjen e pagave të Policisë Bashkiake dhe hyn në fuqi në 1 prill, bashkë me ngritjen e pagës minimale të qeverisë,” tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULIME UNIKE NË LIN/ Gjendet një mjet lundrues 3 mijë vjeçar dhe vendbanimi palafit...
Previous article 14 MAJI/ Kryemadhi: Marrëveshja e opozitës është bërë nga “dy burra shteti”

F.autor

Postime të ngjashme

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme Politikë

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme

NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Kuvendi nis me një minutë heshtje për policin e vrarë Politikë

NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Kuvendi nis me një minutë heshtje për policin e vrarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT