• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRANËSIRA DHE RESHJE TË PAKTA SHIU/ Mesdita sjell përmirësim të motit
Home
Sociale

VRANËSIRA DHE RESHJE TË PAKTA SHIU/ Mesdita sjell përmirësim të motit

16 March, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Orët e para të mëngjesit pritet të jenë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu në të gjithë vendin, ku më të dukshme do të jenë pjesërisht në Qendër dhe Jug të Shqipërisë. Ndërsa duke filluar në orët e mesditës dhe në vijim do të kemi përmirësim të dukshëm të kushteve të motit në të gjithë vendin.

Në ultësirën perëndimore do të ketë edhe intervale të gjata me kthjellime. Ndërsa në zonat malore mbeten prezente vranësirat kalimtare. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 0°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior kryesisht duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 – 5 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës mbetet në dominimin e vranësirave të shpeshta dhe intervaleve me kthjellime. Parashikohet që kthjellimet më të dukshme të jenë gjatë orëve të mesditës. Ndërsa vranësirat gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes do të pësojnë herë pas here zhvillime të përkohshme duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara dëbore në Kosovë. Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshëm, ku minimalet gjatë mëngjeseve do regjistrojnë -4°C dhe maksimalet gjatë mesditës do të ngjiten deri në 10°C.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV për gjatë gjithë ditës së enjte do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, ku më prezente kthjellimet pritet të jenë në orët e mesditës dhe pasdites. Ndërsa vranësirat herë pas here parashikohet të zhvillohen në MV, duke sjellë reshje në të gjithë territorin. Në skajin Verior dhe Jugor do të ketë reshje të pakta shiu. Por në pjesë tjetër të vendit reshjet e pakta do të jenë në formë dëbore.

Rajoni dhe Evropa

Vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit Evropian parashikohet të jenë në mbizotërimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje dëbore. Ndërsa me vranësira, reshje shiu dhe stuhi ere paraqiten Ishujt Britanik. Gjithashtu nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme do të jetë pjesërisht Evropa Qendrore dhe rajoni i Ballkanit, ku vranësirat do të gjenerojnë reshje. Por pjesa tjetër e Jugut të kontinentit pritet të jetë më alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në Jugperëndim të kontinentit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKRA NË "DON BOSKO"/ Vëllai i Fatjon Muratit rrëfen momentet e tmerrit: Plumbat u derdhën si shi
Previous article TRONDIT ME DEKLARATËN/ Karamuço: Majko, Blushi dhe Baba Mondi u mbajtën nën monitorim nga Irani

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda Aktualitet

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia Aktualitet

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT