• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI/ Flet babai i një prej të plagosurve: Autorët ishin dy persona të armatosur, kanë qëlluar dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI/ Flet babai i një prej të plagosurve: Autorët ishin dy persona të armatosur, kanë qëlluar dhe…

13 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Babai i një prej të plagosurve në atentatin e 12 marsit në mbrëmje në zonën e Don Boskos në Tiranë, ka treguar se kanë qenë dy autorë që kanë qëlluar me breshëri në drejtim të lokalit në pronësi të Fatjon Muratit.

Babai i Emanuel Salës, nga Spitali i Traumës tha se i biri i tij ka marrë dy plumba, teksa ka qenë duke pirë kafe në lokal.

“Më mirë është ka shpëtuar jeta. Nuk dimë gjë fare, ka qenë në lokal duke pirë kafe, kanë vajt dy vetë me armë kanë shti e s’kanë pa brenda. E kishim shtëpinë afër dhe e morëm vesh. Ka dy plumba djali. Ka dalë nga salla. Nuk kemi dëgjuar të shtëna, na kanë njoftuar njerëzit te shtëpia që e kemi afër”, u shpreh ai për Euronews Albania.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KAP ME KANABIS NË MAKINË/ Arrestohet 47-vjeçari shqiptar në Greqi
Previous article E RËNDË/ Bie nga lartësia e pallatit ku punonte, ndërron jetë 55-vjeçari shqiptar në Greqi

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON TË DHËNAT E RAPORTIT MBI KRIMINALITETIN/ Lamallari: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje, ‘Smart City’ do të sjellë… Aktualitet

PUBLIKON TË DHËNAT E RAPORTIT MBI KRIMINALITETIN/ Lamallari: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje, ‘Smart City’ do të sjellë…

PROJEKTI I RI PËR BANKËN E SHQIPËRISË/ Guvernatori dhe zv.guvernatorët nuk mund të arrestohen pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese Aktualitet

PROJEKTI I RI PËR BANKËN E SHQIPËRISË/ Guvernatori dhe zv.guvernatorët nuk mund të arrestohen pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese

ALARM NË RRJET/ Publikohen mbi 42 mijë materiale të abuzimit me të miturit nga një domein shqiptar Aktualitet

ALARM NË RRJET/ Publikohen mbi 42 mijë materiale të abuzimit me të miturit nga një domein shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT