Të shtëna me armë zjarri raportohen në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Nga të shtënat ka mbetur e vdekur një grua, e cila punonte në lokalin ku ndodhi ngjarja.
Ka raportime se gruaja është qëlluar gabimisht nga autorët, ndërkohë që nuk bëhet e ditur gjendja e të plagosurve.
Lokali ku ndodhi ngjarja e rëndë është në pronësi të Fatjon Muratit, një personazh i njohur i botës së krimit.
Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


