• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Droga në pleh kimik në Frakull: Si i iku policisë kimisti kolumbian!
Home
Breaking News

DETAJET/ Droga në pleh kimik në Frakull: Si i iku policisë kimisti kolumbian!

11 March, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në operacionin e rreth 4 muajve më parë në Frakull të Fierit, ku u zbulua laboratori i kokainës në banesën e Viktor Çervanakut, ka patur të shtëna me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë.

Burime bëjnë me dije, se agjentët civilë janë zbuluar nga grupi kriminal, ku bënte pjesë ish-kryekomunari Viktor Çervanaku, vëllai dhe djali i tij.

Në këto rrethana, duke qenë mes rrezikimit të jetës së efektivëve dhe shanseve që operacioni të dështonte, pas 15 minutash, është vendosur ndërhyrja e forcave operacionale, duke çuar në prangosjen e disa personave.

Në të njëjtën ditë, kimisti kolumbian Zamir Rodrigez, ka arritur të arratatiset nga fshati, teksa një patrullë rrugore ka tentuar ta ndalojë në Lushnje.

Ai nuk i është bindur, duke marrë drejtimin për Durrës dhe pas disa minutash është sinjalizuar në Vorë për herë të fundit.

Në këtë zonë, ai është futur nëpër rrugë rurale dhe të pyllëzuara duke shpëtuar përfundimisht nga sytë e shërbimeve që e kishin nën monitorim, dhe dyshohet që në mënyrë të paligjshme të ketë dalë jashtë territorit shqiptar.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka nisur letër-porosi në Mal të Zi, shtet ku edhe në koordinim me DEA-an amerikane nisi mbikqyrja e lëvizjes së plehut kimik nga autoritetet shqiptare, ku fshihej mbi 485 kg kokainë, si dhe Kolumbisë, ku është edhe vendnisja e ngarkesës.

Asnjëri prej këtyre shteteve nuk ka kthyer përgjigje deri më sot.

Në 25 nëntor, Prokuroria e Posaçme publikoi rezultatet e aksionit që zbuloi laboratorin me 430 kilogramë kokainë në Fier. Në pranga kanë rënë 10 persona, ndërsa hetimi ka nisur në maj të këtij viti pas zbulimit të ngarkesës në Mal të Zi. Autoritetet amerikane, malazeze e shqiptare kanë mbajtur në vëzhgim porositësit dhe transportuesit e ngarkesës me pleh kimik ku ishte fshehur kokaina. Një nga financuesit e trafikut mësohet se është shqiptar.

Nga Kolumbia në Shqipëri

Ngarkesa prej 24 ton pleh është porositur nga kompania ne emër të Zenel Çervanakut, vëllait të ish kryemonuarit socialist në janar të 2022, muaj dhe kur ai kishte hapur aktivitetin tregtar në fillim të 2022. Vlera e blerjes së mallit, pra 24 ton pleh kimik, ishte 18 mijë euro.

“Nga verifikimet e kryera rreth shtetasit shqiptar, rezultoi se në fillim të vitit 2022, kishte regjistruar një biznes në emër të tij me objekt të aktivitetit, ndër të tjerave edhe“Import-eksport dhe tregtim me shumicë e pakicë të plehrave kimike dhe mallrave të ndryshme, me adresë në Tiranë. “Kërkesa për të blerë këtë lloj sasie pleh organic artificial, dhe hapja e firmës është bërë në janar 2022. Porosia është bërë në maj 2022” tha prokurori Andan Xholi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU SERBIN NJË VIT MË PARË PËR LARJE HESAPESH/ Kapet shqiptari i shumëkërkuar në Spanjë
Previous article MËSUESIT JASHTË PORTALIT/ Pranohen në kursin 3-mujor vetëm ata që kanë mesataren...

s.autor

Postime të ngjashme

NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR PËR TRAFIK DROGE/ 2 të arrestuar në Durrës! Priten të ekstradohen drejt Italisë dhe Spanjës Aktualitet

NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR PËR TRAFIK DROGE/ 2 të arrestuar në Durrës! Priten të ekstradohen drejt Italisë dhe Spanjës

PRAG TRAGJEDIE NË SHKODËR/ Gguri shkëputet nga një masiv shkëmbor dhe bie mbi makinën me turistë Aktualitet

PRAG TRAGJEDIE NË SHKODËR/ Gguri shkëputet nga një masiv shkëmbor dhe bie mbi makinën me turistë

U PËRJASHTUA NGA GARA E PD/ Mereme Sela nuk heq dorë, dërgon në Apel vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së Parë Aktualitet

U PËRJASHTUA NGA GARA E PD/ Mereme Sela nuk heq dorë, dërgon në Apel vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së Parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT