• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJEDIA/ Qeveria greke vendos pagesa për familjet e viktimave të aksidentit me trena
Home
Rajon

TRAGJEDIA/ Qeveria greke vendos pagesa për familjet e viktimave të aksidentit me trena

11 March, 2023 s.autor Rajon

12 ditë pas aksidentit më të madh hekurudhor të vendit qeveria greke me anë të një njoftimi të ministrisë së Financave ka bërë me dije dëmshpërblimet për familjarët e viktimave dhe të plagosurve nga kjo ngjarje tragjike.

Konkretisht midis të tjerash është vendosur – një pension i veçantë prej 1660 euro(4 herë më tepër se pensioni kombëtar pa taksa) për një prej anëtarëve të familjes së viktimave ose të të plagosurve që kanë pësuar paaftësi të përhershme mbi 50% për shkak të aksidentit.

Hiqen gjithë detyrimet financiare në banka apo tatim taksa (prindërve, bashkëshortëve ose personave që kanë lidhur marrëveshje bashkëjetese, fëmijëve dhe vëllezërve apo motrave) të të ndjerit, apo të personave që kanë pësuar paaftësi të përhershme mbi 50%. – i jepet e drejta e emërimit në Sektorin Publik një anëtari të familjes të të ndjerit, apo të plagosurve me paaftësi të përhershme mbi 50%.) deri në shkallën e dytë të lidhjes familjare .

Gjithashtu u ofrohet të plagosurve dhe të afërmve të viktimave nëse dëshirojnë ndihma juridike falas, ndihmë psikologjike si dhe përkujdesi spitalor falas. Të gjithë studentët që ishin pasagjerë në tren kanë të drejtën e transferimit në univesitetet pranë qyteteve të tyre, ose u paguhet bursa nga shteti deri në përfundim të studimeve.

Kompesimet qeveritare janë të pavarura nga ato që është e detyruar të japë kompania Hellenic Train, ndërsa do të ketë një kornizë të mbështetjes morale dhe psikologjike ka theksuar kryeministri grek në takimin me presidenten e vendit.

“Ajo që kemi detyrim të bëjmë është që të sigurojmë, për sa i përket qeverisë, që hetimi për shkaqet e aksidentit të kryhet me transparencë absolute dhe me shpejtësinë më të madhe të mundshme për vënien e drejtësisë.“- tha Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.

Ndërsa hetimet me personelin e stacionit të Larisës vazhdojnë, Autoriteti kundër Pastrimit të Parave ka urdhëruar një hetim të thelluar 15-vjeçar për të gjithë personat që kanë qenë në pozicione përgjegjësie pranë operatorit shtetëror të hekurudhës dhe filialeve të saj si dhe kompanisë HELLENIC TRAIN gjatë periudhave kur janë nënshkruar kontratat për sistemet e sigurisë ,disa prej të cilave nuk u zbatuan kurrë./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ARRESTUA PËR MASHTRIM/ Lirohet nga burgu ish-drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës
Previous article U AKUZUAN SE ERDHËN NË SHQIPËRI PËR SPIUNAZH/ Prokuroria pushon çështjen e shtetasve rusë dhe çekë për mungesë provash

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT