• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DALIN PAMJET E SULMIT NË HAMBURG/ Si u vranë 7 dëshmitarë të Jehovait nga të shtënat e armëve
Home
Jetë

DALIN PAMJET E SULMIT NË HAMBURG/ Si u vranë 7 dëshmitarë të Jehovait nga të shtënat e armëve

10 March, 2023 s.autor Jetë

anë publikuar pamjet e sulmit me armë në Hamburg të Gjermanisë, ku një grumbullim paqësor për lutje u shndërrua në një ferr të shtënash, ulërimash dhe gjakderdhjeje e ku humbën jetën shtatë persona.

Një godinë e përdorur nga dëshmitarët e Jehovait u vu në shënjestër nga një person i armatosur qa hapi zjarr kundër rreth 50 besimtarëve qe ishin mbledhur për një mësim Bible rreth orës 9 të mbrëmjes.

“Dëgjuam të shtëna, mbi 12 të tilla. Pastaj pamë njerëz që nxirreshin të mbuluar me qese nga godina e Dëshmitarëve të Jehovait. Skena me të cilën u përballën ekipet e ndërhyrjes së shpejtë ishin rrëqethëse, gjak kudo, persona nën shok ose të plagosur që dilnit të tmerruar në rrugë.”, u shprehën dëshmitarët në vendngjarje.

Bilanci ende fillestar, flet për 7 të vdekur, përfshirë edhe agresorin, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur.

“Jam një banor këtu. Dëgjova të shtëna dhe dola në dritare për të parë se çfarë po ndodhte. Më pas pash një burrë që qëllonte me armë zjarri dhe filmova me celular.”, u shpreh një tjetër dëshmitar.

Ngjarja e tmerrshme nxiti menjëherë frikën se mund të bëhej fjalë për një sulm terrorist, por sipas mediave gjermane agresori ishte një ish-pjesëtar i Dëshmitarëve të Jehovait, mes moshës 30 dhe 40 vjeçare.

Policia tha se ai kishte vepruar i vetëm, por motivet mbeten ende të paqarta. Kancelari gjerman Olaf Scholz e përshkroi këtë si një akt brutal dhune dhe tha se mendimet e tij shkojnë për viktimat dhe familjarët e tyre.

Në një deklaratë komuniteti i Dëshmitarëve të Jehovait në Gjermani, që është edhe mes më të mëdhenjve në botë, tha se ishte i hidhëruar për këtë sulm të tmerrshëm ndaj pjesëtarëve të vet.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË NË MES TË QYTETIT TË DURRËSIT/ Betonierja përplasi për vdekje një person me biçikletë
Previous article PAS TAKIMIT ME BERISHËN/ Meta: Kandidatët e Primareve të mrekullueshëm, bashkë për ndryshim!

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT