• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJERMANI/ Gratë ende paguhen 18% më pak se burrat
Home
Nderkombetare

GJERMANI/ Gratë ende paguhen 18% më pak se burrat

8 March, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Gratë në Gjermani ende marrin rroga mesatarisht më të ulëta për një orë pune sesa burrat. Në vitin 2022 gratë kanë fituar mesatarisht 20,05 euro në orë, që do të thotë 4,31 euro ose 18 % më pak se meshkujt (të cilët mesatarisht për një orë punë në Gjermani paguhen 24,36 euro). Në të njëjtën kohë, siç raportohet nga Enti Federal i Statistikave, diferenca në të ardhurat në pjesët lindore të Gjermanisë është aktualisht shtatë përqind, që është një dallim me pjesët perëndimore të vendit, ku gratë paguhen 19 për qind më pak se burrat për të njëjtën punë.

Gratë punojnë shpesh në profesione ku pagat janë më të ulëtaGratë punojnë shpesh në profesione ku pagat janë më të ulëta

Për shkak të ndryshimit të metodologjisë së llogaritjeve statistikore, këto të dhëna nuk mund të krahasohen drejtpërdrejt me ato të viteve të mëparshme. Megjithatë, në një krahasim afatgjatë është i mundur dhe ai dëshmon se dallimi i rrogave mes grave dhe burrave vitet e fundit është zvogëluar. Në fillim të këtyre matjeve, në vitin 2006, dallimi mesatar në rroga ka qenë 23 %.

Gratë punojnë më shumë me orar të shkurtuar

Dallimet shfaqen kryesisht sepse gratë kanë më shumë gjasa se burrat të punojnë në profesione dhe në nivele ku pagat janë më të ulëta. Në të njëjtën kohë, ato punojnë më shpesh me orar të shkurtuar, gjë që shoqërohet me një pagë mesatare bruto më të ulët për orë pune. Këta faktorë shpjegojnë deri në 63 për qind të rasteve të diferencave në paga.

Edhe pse dallimi i rrogave mes grave dhe burrave vitet e fundit është zvogëluar, ende ka pabaraziEdhe pse dallimi i rrogave mes grave dhe burrave vitet e fundit është zvogëluar, ende ka pabarazi

Pjesa e mbetur prej 37 përqind e diferencës në fitime, siç thuhet, “nuk mund të shpjegohet me karakteristikat e disponueshme në modelin e vlerësimit.” Shtatë për qind janë raste kur ka një ndryshim edhe nëse kualifikimet dhe përvoja e punës janë të ngjashme.

“Kufiri i sipërm” për diskriminimin në pagë

“Mund të supozohet se dallimet do të ishin më të vogla, sikur të kishte më shumë informacione mbi faktorët që ndikojnë në pagat, si informacioni për ndërprerjet e karrierës për shkak të shtatzënisë, lindjes ose kujdesit për të afërmit. Kjo do të jepte ndoshta një pjesë të shpjegimeve”, thonë përfaqësuesit e Zyrës Federale të Statistikave të Gjermanisë. Prandaj këto të dhëna duhet të kuptoihen si “kufiri i sipërm i diskriminimit në rroga”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROFILI: Kryetar i partisë falë një afere seksi, kush është njeriu që pretendon ta rrëzojë Erdoganin
Previous article TËRMETI SHKATËRRUES NË TURQI/ OKB: Dëmi i shkaktuar shkon në 100 miliardë dollarë

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT