• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
25 VJETORI I EPOPESË SË UÇK-SË/ Kurti dhe Osmani homazhe komandantit legjendar Adem Jashari
Home
Rajon

25 VJETORI I EPOPESË SË UÇK-SË/ Kurti dhe Osmani homazhe komandantit legjendar Adem Jashari

6 March, 2023 s.autor Rajon

Krerët e shtetit dhe të politikës në Kosovë kanë nderuar komandantin legjendar Adem Jashari. Në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë theksuar se familja e Jasharëve mbetet simbol i lirisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe anëtarë të kabinetit qeveritar zhvilluan homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz në kuadër të ditëve të epopesë së ushtrisë clirimtare. Gjatë seancës në Kuvend, Presidentja Osmani u shpreh se ngjarjet e fillim marsit të vitit 1998, janë shtyllat më të forta mbi të cilat u ngrit shteti i Kosovës.

“U jemi mirënjohës përjetësisht të gjithë burrave dhe grave të UÇK-së të cilët i dolën zot atdheut e ranë për lirinë e tij, duke u shndërruar në pjesën më të lavdishme të historisë sonë. Ata dëshmuan se përballë dhunës së skajshme, gjithmonë forcohet skajshmërisht ndjenja për lirinë, përballë synimit për ta shfarosur apo dëbuar një popull të tërë, bëhet e pamposhtur bindja e tij për të jetuar i lirë”, tha Osmani.

Edhe kryeministri Kurti tha se qëndresa e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij ishin vendimtare në historinë e shtetit.

“Ne kthehemi e rikthehemi në kryeqytetin e kryengritjes shqiptare në Prekaz për ta kujtuar e përkujtuar Epopenë e UÇK-së, e cila i dha hovin vendimtar UÇK-së dhe më pas mundësoi çlirimin dhe lirimin e vendit tonë. Sot, ndërtojmë institucione demokratike, bëjmë zhvillim ekonomike pa e harruar se kujt ia kemi borxh këtë liri, e këtë mundësi që të ecim përpara”, deklaroi Kurti pas homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, u shpreh Kurti para mediave.

Në 6 mars të vitit 1998, sulmet e ushtrisë serbe ndaj familjes se Jasharëve u ashpërsuan. Ndërkohë 7 marsi njihet si dita e rënies heroike të Komandantit të UÇK-së, Adem Jashari dhe anëtarëve të tjerë të familjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMA FLUTURON DREJT BERLINIT/ Takim “kokë më kokë” me Scholz. Zbardhen ARSYET
Previous article ANALIZA E REL: A do ta nënshkruajnë Kosova dhe Serbia më në fund një marrëveshje?

s.autor

Postime të ngjashme

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

KOSOVË/ Vetëvendosja dhe LDK arrijnë marrëveshje për Presidentin, ja emri që është propozuar Rajon

KOSOVË/ Vetëvendosja dhe LDK arrijnë marrëveshje për Presidentin, ja emri që është propozuar

ALARM NË RODOS/ Doli tym nga motori, avioni i Olympic Air kthehet në aeroport Rajon

ALARM NË RODOS/ Doli tym nga motori, avioni i Olympic Air kthehet në aeroport

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT