• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BLLOKOHET TIRANA/ Prej orës 16:00, nuk do qarkulloni dot në këto rrugë…
Home
Sociale

BLLOKOHET TIRANA/ Prej orës 16:00, nuk do qarkulloni dot në këto rrugë…

6 March, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Tirana mban frymën ditën e sotme, për eventin më të rëndësishëm të futbollit shqiptar në rang vendo, derbin e kryeqytetit Partizani-Tirana.

Por përveç entuziazmit dhe atmosferës sportive, qytetarët do duhet të përballen me bllokimi ne disa rrugëve, ku nuk do mund të qarkullojnë me makina.

Policia ka njoftuar masat e ndërmarra për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje, e cila grumbullon një numër të madh tifozësh. Sipas njoftimi të uniformave blu, rrugët do të bllokohen nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit.

Njoftimi i policisë:

Policia e Tiranës ka hartuar plan masash për ruajtjen e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve të futbollit Partizani dhe Tirana, që do të zhvillohet më datë 06.03.2023, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë jo vetëm në ambientet e stadiumit, por dhe në një perimetër më të gjerë jashtë tij.

Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve rrugore, gjatë momentit të kalimit të tifozëve.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

– Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” , bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Do të ketë bllokim të pjesshëm të rrugëkalimeve të tifozëve, si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Gjergj Filipi” – stadiumi;

– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet nga sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit, rruga “Bajram Curri”, Rruga e Elbasanit, rruga “Dërvish Hima” – stadiumi.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium persona pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument).

Tifozët të kenë me vete dokument identifikimi pasi në të kundërt nuk do të lejohet hyrja në ambientet e stadiumit.

Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, në oraret e caktuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article S'LEJOI TË FUTEJ NË TRIBUNË PA BILETË/ Plas sherri mes përgjegjësit të stadiumit dhe 28-vjeçarit, policia...
Previous article MOMENT ANKTHI NË AVION/ Kabina mbushet me tym, alarmohen pasagjerët, piloti…

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NDAJ 17-VJEÇARES/ Nëna zbulon DETAJET TRONDITËSE: Vajza shkoi në spital me shenja në trup, e kam strehuar tek të afërmit nga frika Aktualitet

DHUNA NDAJ 17-VJEÇARES/ Nëna zbulon DETAJET TRONDITËSE: Vajza shkoi në spital me shenja në trup, e kam strehuar tek të afërmit nga frika

TRAGJIKE/ I moshuari në Korçë vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni, dy muaj më parë humbi gruan... Aktualitet

TRAGJIKE/ I moshuari në Korçë vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni, dy muaj më parë humbi gruan...

PJESË E GRUPIT TË ERGYS DASHIT DHE ERVIN MATËS/ Apeli i Posaçëm lë në qeli Eralbi Breçanin! Akuzohet për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë Aktualitet

PJESË E GRUPIT TË ERGYS DASHIT DHE ERVIN MATËS/ Apeli i Posaçëm lë në qeli Eralbi Breçanin! Akuzohet për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT