Gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Kjo Javë” në“News24” foli për ish-zyrtaren e Kryeministrisë Alda Klosi dhe ballafaqimin e saj me pastruesen Rozeta Dobi.
Gazetarja paralajmëroi se nga kjo çështje mund të dalin në dritë të tjera detaje dhe se nga ballafaqimi i tyre janë përmendur edhe emra zyrtarësh.
Edhe pse nuk thuhet mua nga përgjime më rezulton se Havier Dobi ka marrë dhe ka prishur paratë. Ky ka qenë mesa duket edhe konflikti mes grave, ballafaqimi mes tyre zgjati disa orë. Prokuroria është duke kryer shumë veprime dhe është duke hetuar edhe për disa zyrtarë që Rozeta Dobi ia ka nxjerrë gjatë dëshmive të marra më pas. Nga informacionet që kam këto persona janë përgjuar. Mendoj se do të jetë një çështje që do të ketë surpriza. Sfida që ka prokuroria është të provojë, se dyshimet janë se këto para janë korrupsioni, por për çfarë? A ka para të tjera që mund të jenë fshehur? Tani hetimi po shtrihet në këtë ballafaqim. Fakti që po mbahet në sekret të plotë në informacionet që kam do të ketë surpriza në ditët në vijim”, tha ndër të tjera gazetarja Lala.


