Dan Hutra ka dalë në sallën e gjyqit me rrobat që mbante veshur ditën e masakrës (1 mars) kur ekzekutoi 3 gra në Tiranë dhe plagosi 3 të tjera.
Pas kafazit me xhama në gjykatë, ai mbante veshur ende bluzën me pika gjaku të thara të viktimave.
Gjithashtu këpucët e tij ishin pa lidhëse dhe kishte të fashuar kyçin e dorës së djathë, që siç u pa mbrëmjen e arrestimit e kishte të gjakosur, dhe mbante leukoplast në njërin gisht të dorës së majtë.
Në asnjë moment, 40-vjeçari Dan Hutra nuk ka shfaqur shenja pendese që u mori jetën 3 grave.
Serial-killeri ka hyrë në sallën e gjyqit me kokën lart dhe ka qëndruar i heshtur para kamerave.


