• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MCGONIGAL/ Sot seanca maratonë e mocionit me debat me Ramën
Home
Politikë

MCGONIGAL/ Sot seanca maratonë e mocionit me debat me Ramën

2 March, 2023 s.autor Politikë

Pritet të nisë në 10:00 seanca maratonë në Kuvend e mocionit me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen “Mc Gonigal”. Mocioni u kërkua nga opozita, e cila në dy seancat e fundit u bë protagoniste jo për çështjet e diskutuara, por për zhurmën, tensionin apo bllokimin e foltores së Kuvendit.

Në seancë do jetë i pranishëm Sali Berisha , i cili e ka shlyer dënimin e përjashtimit nga Kuvendi, për sjellje dhe gjuhë të papranueshme kundrejt kundërshtarëve politikë. Nga radhët e Partisë Demokratike nuk kanë munguar as rastet të tjera përjashtuese.

Në në seancën e parafundit, deputeti Edmond Spaho i fryu bilbilit për orë të tëra, por veprimet e tij nuk kaluan pa ndëshkim nga Komisioni i Etikës. Krahas Spahos, u përjashtuan edhe Elda Hoti, Sorina Koti dhe Oerd Bylykbashi.

Sali Berisha pretendon se kryeministri Edi Rama korruptoi ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, pasi donte që të qeveriste vendin pa opozitës. Socialistët kanë hedhur poshtë pretendimet, duke thënë se Rama nuk ka asnjë lidhje me akuzat.

Kush është Mc Gonigal dhe për çfarë akuzohet

Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal iu bashkua FBI-së në vitin 1996 dhe u ngjit shpejt në grada. Në vitin 2016, drejtori i atëhershëm i FBI-së, James Comey, emëroi McGonigal si kreun e Divizionit të Kundërzbulimit të agjencisë, me qendër jashtë zyrës së qytetit të Nju Jorkut.

Charles McGonigal u bë një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së që u vendos nën akuzë në të gjithë historinë e agjencisë së famshme të hënën në darkë pasi hetuesit zbuluan se ka përfituar shuma të mëdha parash nga një oligark rus dhe nga një shqiptar, si dhe ka përfituar udhëtime me shpenzime të mbuluara në Tiranë, Kosovë dhe Bosnjë, shpenzime që duket se janë mbuluar nga një shqiptar

McGonigal përballet me dy akuza, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Në rastin e dytë, në akuzën në D.C., McGonigal akuzohet se ka përfituar së paku 225 mijë dollarë si dhe udhëtime me shpenzime të mbuluara nga dy shqiptarë.I pari referohet në aktakuzë si Personi A, një shqiptar i natyralizuar amerikan me banim në Nju Xhersi, i cili vihet në dukje se ka qenë punonjës i shërbimeve sekrete shqiptare dekada më parë. Personi në fjalë i ka dhënë paratë McGonigalit, mes të tjerash që ky i fundit të hapë një hetim në SHBA në lidhje me një lobues që ka lobuar “për një parti të ndryshme me atë të kryeministrit shqiptar”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDIA ME 40 VIKTIMA NË GREQI/ Shpërthejnë protestat pas katastrofës në Greqi
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT/ Vranësira dhe reshje shiu, temperaturat pësojnë rënie

s.autor

Postime të ngjashme

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira Politikë

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe Breaking News

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT