• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SULMI RUS NË UKRAINË PASOJA NË…”/ Analiza e DW: Tregu evropian pa gazin nga Rusia
Home
Nderkombetare

“SULMI RUS NË UKRAINË PASOJA NË…”/ Analiza e DW: Tregu evropian pa gazin nga Rusia

1 March, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Bashkimi Evropian nuk ka vendosur ende asnjë sanksion ndaj gazit rus. Por qëllimi i deklaruar është pavarësimi i plotë nga gazi dhe energjia ruse. Sipas qeverisë në Berlin, të paktën Gjermania e ka arritur tashmë këtë pavarësi. Që nga 1 janari 2023, Gjermania ka ndaluar blerjen e naftës, qymyrit dhe mbi të gjitha gazit nga Rusia. Megjithatë, në vendet e tjera të BE-së, situata aktualisht është më ndryshe.

Importet e gazit rus kanë rënë

Aktualisht, gazi rus ende dërgohet në Evropë përmes dy tubacioneve të gazit, Turk Stream dhe Transgas. “Gazi rrjedh kryesisht përmes Ukrainës dhe Turqisë në Evropën Jugore dhe Lindore,” shpjegon për tagesschau.de Andreas Schreder, kreu i analizës së energjisë në shërbimin e informacionit të energjisë ICIS.

“Gazi i lëngshëm natyror (LNG) nga Rusia shkon kryesisht në Spanjë dhe Francë, por edhe në Holandë dhe Belgjikë.” Në Spanjë, Francë dhe Belgjikë, pjesa e gazit të lëngshëm rus u rrit gjatë vitit të kaluar. Ndërsa sipas të dhënave të ICIS ka rënë në Holandë dhe Portugali.

SHBA dyfishon furnizimet me LNG

Megjithatë Rusia ka humbur prej kohësh rolin e saj dominues në furnizimin e evropianëve me gaz. Në vitin 2021, pjesa e saj e furnizimit ishte ende rreth 40 për qind. Sipas të dhënave të Këshillit Evropian, në nëntor të vitit të kaluar ishte vetëm 12.9 për qind. Ndërsa sipas të dhënave të ICIS, që atëherë ajo ka vazhduar të bjerë dhe në janar 2023, pjesa ruse e importeve të gazit në BE arriti në 9.2 për qind.

Braktisja e Rusisë si furnizues u kompensua nga një rritje e madhe e importeve të gazit të lëngshëm, veçanërisht nga SHBA-ja, thonë përfaqësuesit e BE. “Ndërmjet janarit dhe nëntorit 2022, importet e LNG nga SHBA arritën në mbi 50 miliardë metra kub. Kjo është dy herë më shumë se më parë.” Norvegjia, Algjeria, Katari dhe Nigeria janë gjithashtu ndër furnizuesit më të rëndësishëm të evropianëve me gaz.

Sipas analistëve, tani është teknikisht e mundur që të heqësh dorë plotësisht nga gazi rus. “Megjithatë, ka kosto shtesë sepse duhet gjetur një zëvendësues.” Dhe brenda BE-së nuk ka marrëveshje për këtë. “Përveç kësaj, Italia, Hungaria dhe vende të tjera hezitojnë të heqin dorë tërësisht nga gazi i lirë nga Rusia.

Furnizimi me gaz mbetet problem

Por ndërsa BE dhe Gjermania po përparojnë në largimin nga gazi rus, po shfaqen rreziqe dhe varësi të reja. Për të zëvendësuar gazin nga Rusia, BE-ja po i drejtohet gjithnjë e më shumë tregjeve globale të gazit. Por është e pasigurt nëse oferta globale mund të rritet në masën e kërkuar: “Problemi kryesor është mungesa e terminaleve të eksportit për prodhuesit e gazit në mbarë botën. Duhen vite për t’i përfunduar, ndërkohë që në dekadat e fundit është investuar pak, për shkak të çmimit relativisht të ulët të gazit”, shpjegon specialisti Justin Thomson, ekspert në T. Rowe Price.

Në terma afatgjatë, burimet e rinovueshme të energjisë duhet të zëvendësojnë Rusinë si furnizuesin kryesor. Por kjo, sipas Thomson, është ende shumë larg: “Kështu që është e qartë se pushtimi rus i Ukrainës do të ketë pasoja në tregjet e energjisë për një kohë të gjatë.”/DW/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSOJNË KEQ/ Përdorën dy lokale dhe një hotel për prostitucion, 4 të arrestuar në Fier
Previous article "KAMIONI MË PREU RRUGËN"/ Tani rrëfen historinë rrëqethëse në BBVIP: Prindërit më kanë vdekur në një aksident, unë isha shofer

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT