• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HISTORIA E DASHURISË ZBULON VRASIEN MAFIOZE/ Mbesa e autorit u lidh me djalin e viktimës (PËRGJIMET)
Home
Jetë

HISTORIA E DASHURISË ZBULON VRASIEN MAFIOZE/ Mbesa e autorit u lidh me djalin e viktimës (PËRGJIMET)

28 February, 2023 s.autor Jetë

Historia e dashurisë mes dy të rinjve, zbuloi një vrasje të ndodhur nëntë vite më parë në Palermo.  “Duhet të ndahen” ishte ‘dënimi i dekretuar’ nga familja e saj që tentoi të mbulonte një vrasje. Nëntë vjet më parë, xhaxhai i saj, Tony Lipari, kishte vrarë babain e të dashurit të saj, shefin e klanit mafioz, Giuseppe Di Giacomo. E vërteta doli në dritë falë përgjimeve të policisë.

Djali i bosit në Palermo, nëntë vjet më parë ishte dëshmitar i vrasjes së babait të tij. Ai ishte ende fëmijë kur pa një burrë me fytyrën të mbuluar që qëllonte në drejtim të të atit.

Djali fillimisht u fejua me vajzën e Tony Liparit, më pas me kushërirën e saj, mbesën e Liparit. Lidhja e tij e fundit u pengua nga familja, por ishte pikërisht kjo histori dashurie, që lejoi karabinierët të zgjidhnin misterin.

Pika ku hetimet morën kthesë

Çështja Di Giacomo u zgjidh falë përgjimeve të karabinierëve. Salvatore Lipari, vëllai i vrasësit, përpiqet t’i shpjegojë gruas së tij pse lidhja e mbesës me djalin e Di Giacomos po e shqetëson atë. Gruaja nuk e kupton dhe në një moment ai turbullohet. Në dialekt ai thotë fjalët: “E kupton që e vrau Tony atë?”, i shqetësuar se do të dilte sekreti i vëllait të tij. Fjalët e Salvatores konfirmohen në një tjetër përgjim. Këtë herë është Emanuele Lipari, babai i Salvatores dhe Tonyt, ai që flet: “Çfarë t’i them vajzës? Unë do të hidhem në një fushë të minuar se çdo gjë që them për ta lënë atë kam frikë. Ajo do të na nxjerrë zbuluar…do na fundosë…

Frika e familjes së vrasësit ishte se djali po vepronte “për hakmarrje” duke ditur të vërtetën për krimin e babait.

Tony u arrestua dhe u akuzua për vrasje të rëndë. Ai vepronte në emër të bosit mafioz Tommaso Lo Presti i cili dha urdhrin për vrasjen e Di Giacomo. Të dy ishin në garë për udhëheqjen dhe biznesin e distriktit të Palermos të Porta Nuova. Kundër tij janë edhe deklaratat e të penduarit Alessio Puccio, “ushtar” i rrethit Porta Nuova i cili u tha hetuesve se kishte mësuar se krimi ishte porositur Lo Presti e kryer nga Lipari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK KE DHËNË GJË AKOMA"/ Zbuloni çfarë këshille i dha Luizi Evës
Previous article NJË DITË PAS TAKIMIT ME KURTIN/ Presidenti serb në shënjestër të kritikave, DW: Vuçiçi akuzohet si ‘tradhtar’!

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT