• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQIPËRI-MALI I ZI BËHEN BASHKË NË PODGORICË/ Pamje nga salla ku do të mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverive
Home
Politikë

SHQIPËRI-MALI I ZI BËHEN BASHKË NË PODGORICË/ Pamje nga salla ku do të mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverive

27 February, 2023 s.autor Politikë

Kanë nisur përgatitjet për mbledhjen e dytë mes qeverisë shqiptare dhe asaj malazeze. Takimi do të zhvillohet në Podgoricë në ndërtesën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve (CANU). Kryeministri Edi Rama dhe homologu malazez, Dritan Abazoviç do të nënshkruajnë një sërë marrëveshjesh me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.

Në këtë mbledhje do të nënshkruhen disa marrëveshje mes të cilave edhe për ndërtimin e urës së lumit Buna si dhe hapjen e pikës kufitare Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë. Pritet që të nënshkruhen disa marrëveshje të tjera ndërsa në fund do të ketë edhe një konferencë të përbashkët mes dy liderëve.

VIDEO

Ndërkohë, Abazoviç shkruan se çdo gjë është gati për mbajtjen e mbledhjes të cilën e konsideroi me një rëndësi rajonale ku do të nënshkruhen 11 marrëveshje. “Gjithçka është gati për G2G, pa dyshim ngjarje me rëndësi rajonale. Nesër mirëpresim delegacionin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, i përbërë nga të gjithë ministrat dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Do nënshkruajmë 11 marrëveshje. Janë akredituar mbi 80 përfaqësues të mediave. Do të bëjmë çmos që të jemi më shumë se mikpritës të mirë dhe të dërgojmë një pamje të Malit të Zi ndryshe dhe modern me mbledhjën e përbashkët të dy qeverive në godinën e sapohapur të CANU-s. Po zhvillojmë një politikë të fqinjësisë së mirë dhe po dërgojmë mesazh paqeje dhe bashkëpunimi për të gjithë Ballkanin Perëndimor”, shkruan Abazoviç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBYJA E ANIJES ME EMIGRANTË/ Meloni: Masa urgjente kundër rrjeteve të emigracionit të parregullt
Previous article Shpenzojmë 400 milionë euro në vit për bare e restorante, por numri i lokaleve po bie me shpejtësi

s.autor

Postime të ngjashme

MBLIDHET SOT GRUPI I PS/ Në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë Breaking News

MBLIDHET SOT GRUPI I PS/ Në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT