Është arrestuar nga policia e Durrësit, kapiteni Rus i anijes Libiane Aleksei Smaznov. Vendimi për ndalimin e tij është marë nga prokuroria e Durrësit, e cila pak ditë më parë urdhëroi oficerët që të bllokonin të gjitha pasaportat e anëtarëve të ekuipazhit të anijes.
Aleksei Smaznov, është ndaluar për akuzën e “Kontrabandimit të mallrave dhe hidrokarbureve”.
Në momentet e para të hetimit, Smaznov, ka deklaruar se nuk ka kryer asnjë krim, pasi sipas kapitenit ai ishte vetëm një puntor.
Smaznov ka treguar se sasia e naftës prej 22 mijë tonë 500 litra që ndodhet në anije, ishte porositur nga një agjensi nafte në Shqipëri.
Policia ka zbuluar se kompania quhet, “A.V Internacional Group”, e cila zotërohet nga biznesmeni i hidrokarbureve Piro Bare dhe administrohet nga shtetësja, Orledia Bare.
Nisur nga këto rrethana, policia e Durrësit ka shkuar në ambjentet e kompanisë “A.V Internacional Group”, duke marë kontakte me biznesmenin Piro Bare
Siç mësohet Bare ka dëshmuar se kompania ku ai ka bërë porosinë, quhet “Ses Dmç Group”, me të cilën ka shkëmbyer disa e-maile.
Por teksa anija ka hyrë në ujërat e detit Adriatik, Piro Bare, ka paraqitur dokumentacion në doganën e Portit të Durrësit, për ta shkarkuar këtë ngarkesë në depozitat e tij në “Porto Romano


