• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DHUNA NDAJ PETRAQ MILOS/ Prokurori i Ulqinit: Polici ka kërkuar falje, i vetëdijshëm se ka tejkaluar çdo kufi
Home
Rajon

DHUNA NDAJ PETRAQ MILOS/ Prokurori i Ulqinit: Polici ka kërkuar falje, i vetëdijshëm se ka tejkaluar çdo kufi

24 February, 2023 F.autor Rajon

Dhuna e efektivëve malazezë në kufi ndaj pedagogut Petraq Milo ka ndezur indinjatë  dhe debate politike në vendin fqinj. Gazetarja e Tv Klan, Dorina Halili raporton se nënkryetari i Forcës së Re Demokratike është shprehur se është një ngjarje e përsëritur dhe debati duhet shtruar zyrtarisht.

Gazetarja raporton se njëri prej efektivëve ka shprehur pendesë për dhunën. Kjo është theksuar edhe nga prokurori i Rrethit Ulqin, Faruk Resulbegu.

Dorina Halili: Rasti i dhunës i ndodhur në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi ka sjellë debate politike këtu në Mal të Zi. Ne kemi pasur rastin që të bisedojmë me partitë shqiptare këtu në Malin e Zi të cilët janë shprehur të indinjuar në fakt për këtë rast dhune të ndodhur kundrejt një shqiptari, pedagogut Petraq Milo. Vetë forcat politike shqiptare, në këtë rast Forca e Re Demokratike, e kemi biseduar, kemi patur rast të realizojmë një intervistë me nënkryetarin e kësaj force politike të cilën do kemi mundësi ta ndjekim në edicionet e mëvonshme. Ai është shprehur i indinjuar për këtë rast dhune dhe sipas tij ky rast duhet biseduar po ashtu edhe në mbledhjes mes dy qeverive që do të jetë ditën e hënë. Sipas tij ky nuk është vetëm një rast i izoluar, por ka pasur edhe në vitet  e mëparshme, përmendim këtu vitin 2018 ku forcat policore malazeze kanë dhunuar shqiptarët për këtë arsye nisur edhe nga rasti më i fundit sipas tyre është koha e duhur për ta shtruar këtë debat e diskutim në mënyrë zyrtare.

Ndërkohë prokuroria e Ulqinit ka lënë të lirë dy efektivët e policisë që dhunuar profesor Petraq Milon. A ke mundur të mësosh diçka më shumë nga hetimet?

Dorina Halili: Po ditën e sotme po ashtu kemi pasur mundësi të intervistojmë prokurorin shtetëror të rrethit Ulqin Faruk Resulbegu, i cili në një intervistë për Tv Klan ka bërë me dije edhe detajet e këtij hetimi, hetim i nisur ditën e djeshme kujanë marrë edhe në pyetje dy efektivët e policisë të cilët janë arrestuar por ditën e djeshme janë lënë të lirë nga policia dhe po hetohen në  gjendje të lirë. Sipas prokurorit, sapo  ka dalë edhe videoja më e fundit ku duket edhe më qartë dhuna fizike e ushtruar ndaj pedagogut, atëherë është marrë masa e menjëhershme ndaj këtyre dy efektivëve të policisë, janë marrë menjëherë në pyetje ku në fakt më lejoni të citoj një pjesë nga kjo deklaratë që ka bërë njëri prej efektivëve të policisë, i cili dhunon dhe fizikisht pedagogun. Ne kemi mudnur të sigurojmë një pjesë të rrëfimit dhe deklaratës së tij i cili është shprehur se: “Unë ndjehem shumë keq sepse kurrë në jetën time dhe as në karrierën time nuk kam pasur një situatë të tillë. Pendohem shumë dhe jap fjalën që kjo gjë nuk do të përsëritet më” ka qenë kjo fjala e efektivit Dragan Çekiç në hetimin e nisur ditën e djeshme ku është shprehur i penduar sipas edhe prokurorit, të cilin e kemi intervistuar dhe do të  kemi mundësi  ta ndjekim një pjesë të fjalës së tij pikërisht në këto momente.

Pjesë nga intervista me prokurorin:

Faruk Resulbegu: Polici i cili shihet në videon në fjalë ka kërkuar falje. Është i vetëdijshëm se ka tejkaluar çdo kufi. Është ndier keq atë ditë kur ka dhënë deklaratën, por e ka gjetur edhe arsyen se nënshtetas si shqiptarët nuk i janë bindur urdhrave të tyre, por gjithsesi ka thënë se nuk duhej të reagonte në atë mënyrë dhe ka kërkuar falje.

Dorina Halili: Në momentin që po flasim, dy efektivët e policisë janë liruar nga arresti, po hetohen në gjendje të lirë? Si po veprohet?

Faruk Resulbegu: Meqenëse nuk kanë ekzistuar që të mbahen në paraburgim, ato do të hetohen në liri, por procedura do të ecë. Nënshtetasit shqiptarë do të merren në pyetje, ne do t’i thërrasim në Mal të Zi nëse ata nuk përgjigjen, do të shkojmë në mënyrë zyrtare ndërshtetërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËTË NUK E PRISNIM/ Efi dhe Mozzik bëhen bashkë
Previous article "A DO DONIT MË SHUMË TË QESHURA NË SHTËPINË E BB-VIP?" Aktori i humorit do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme?

F.autor

Postime të ngjashme

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë Rajon

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin Rajon

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete Rajon

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT