• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT/ Merrnin deri në 100 euro, lihen në burg 6 policët e korruptuar në Portin e Durrësit
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRAT/ Merrnin deri në 100 euro, lihen në burg 6 policët e korruptuar në Portin e Durrësit

23 February, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për gjashtë inspektorët e Policisë të Portit të Durrësit, të cilët në bashkëpunim mes tyre lejonin kalimin e personave që u ndalohej udhëtimi në zonën Shengen. Ata janë mbajtur nën hetim për disa kohë, ndërsa nga hetimet rezulton se ata merrnin shumë parash që varionin nga 50-100 euro në këmbim të një vule.

Njoftimi i arrestimit:

Më datë 21.02.2023, Drejtoria e Hetimit pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ekzekutoi Vendimin Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest me burg” për punonjësit e policisë:

1- Inspektor Kalosh Sula

2- Inspektor Luan Çelaj

3- Inspektor Marsel Farruku

4- Inspektor Naim Kadrimi

5- Inspektor Isametin Vranezi

6- Inspektor Eduart Matmuja

Ekzekutimi i masave të sigurimit u krye në funksion të procedimit penal të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”.

Nga hetimet e kryera rezulton se punonjësit e mësipërm të policisë, duke keqpërdorur atributet që u jep detyra në P.K.K Port Durrës, lejonin hyrje-dalje të shtetasve të cilët kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 5 deri në 100 euro. Këto ndërverime korruptive të dokumentuara gjatë hetimeve, kryheshin në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, duke përfshirë raste të lejimit të kalimit të shtetasve të shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë, apo automjeteve që nuk i nënshtroheshin regjimit doganor.

Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në funksion të këtij procedimi, ka caktuar masat e sigurimit personal “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për 20 shtetas, të dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas kanë kryer ndërveprime korruptive ndaj punonjësve të policisë të përmendur më lart. Vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKONTE NDRYSHIMIN E MASËS SË SIGURISË/ Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Lefter Kokës
Previous article KOMISIONI EVROPIAN NDALON "TIKTOK" PËR PUNONJËSIT/ Zbulohet arsyeja

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT