• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Ngushtohet rrethi për Çmimin Kadare 2023. Kush janë pesë finalistët
Home
Kulturë

Ngushtohet rrethi për Çmimin Kadare 2023. Kush janë pesë finalistët

22 February, 2023 F.autor Kulturë

Garuesit për Çmimin e madh Kadare 2023 kaluan fazën e fundit, ku nga dhjetë u përzgjodhën vetëm pesë finalistë, nga ku do të zgjidhet edhe fituesi më 26 shkurt.

Për fazën e tretë të Çmimit Kadare u përzgjodhën Grigor Banushi me “Gjenerali pa yll”, Leonard Veizi me “Ted B”, Suad Arilla me “Rikthim në vendet e panjohura”, Nurie Emrullai me “Duhet të jetë dashuri” dhe Klidi Apostoli me “I abortuari”.

Juria e këtij viti, e përbërë nga poetja Natasha Lako, shkrimtari e gazetari Alfred Peza, gazetari nga Shkupi Nazim Rashidi, pedagogët Ermir Nika dhe Irena Myzeqari, pritet ta shpallin fituesin në ditën e fundit të Shkollës Dimërore të Humaniteteve, që mbahet në Llogora.

Edhe në këtë edicion të tetë të Çmimit Letrar Kadare nuk kanë munguar emrat e autorëve të njohur, por risi për jurinë kanë qenë prurjet e të rinjve, të cilët kanë dominuar edhe në përzgjedhjen e dhjetëshes finaliste, që do të pretendojë për të fituar çmimin e madh prej 10 mijë euro. Këtë vit u paraqitën 27 dorëshkrime në prozë, nga të gjitha trevat shqipfolëse. Vepra e fituesit do të botohet gjithashtu nga shtëpia botuese UET PRESS dhe do të ndiqet nga një tur veprimtarish promovuese.

Edicionin e kaluar, fituese u shpall shkrimtarja e njohur Vera Bekteshi me romanin Pusulla të Verdha. Të tjerë fitues të shquar të Çmimit Kadare kanë qenë Gani Mehmetaj dhe Musa Ramadani, nga Kosova, Rudolf Marku, Virgjil Muçi, Shkëlqim Çela e Loer Kume. Përgjatë viteve, në këtë konkurs kanë garuar edhe emra të tjerë të njohur si poetja Mimoza Ahmeti, shkrimtarët Zija Çela e Bardhyl Londo, publicisti Mustafa Nano, poeti Primo Shllaku, Ylljet Aliçka, Gazmend Krasniqi e shumë të tjerë./Liberale.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RUMANIA GODITET NGA NJË TJETËR TËRMET/ Lëkundjet ndihen edhe në Serbi, ja sa ishte magnituda
Previous article SHQIPTARËT TERRORIZOJNË NJË LAGJE NË GREQI/ Qëllojnë me kallashnikovë drejt disa banesave, shpallen në kërkim

F.autor

Postime të ngjashme

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili Kulturë

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë” Kulturë

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë”

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit Kulturë

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT