• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REGJISTRIMI I POPULLSISË NIS NË SHTATOR/ Drejtoresha e INSTAT: Qytetarët mund të refuzojnë pyetjet rreth etnisë, fesë dhe gjuhës
Home
Sociale

REGJISTRIMI I POPULLSISË NIS NË SHTATOR/ Drejtoresha e INSTAT: Qytetarët mund të refuzojnë pyetjet rreth etnisë, fesë dhe gjuhës

21 February, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Në shtator të këtij viti, INSTAT do të realizojë regjistrimin e popullsisë dhe banesave. Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli ka bërë me dije në Report Tv se formulari është bërë gati dhe qytetarët do të jenë të detyruar të japin përgjigje për çdo gjë përveç se për 3 pyetje rreth etnisë, gjuhës dhe fesë që nuk janë me detyrim. Në intervistën për ‘Sot, live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu tha se penaliteti për ata që nuk duan të japin të dhënat do të jetë 50-100 mijë lekë.

“Formulari është gati, pyetësori përmban pyetje që lidhen me ndërtesën e banesën, me individin. Janë vendosur edhe disa pyetje që lidhen me bujqësinë e persona që janë vizitorë në njësinë ekonomike familjare apo persona të larguar nga njësia ekonomike familjare. Intervistat do të bëhen duke trokitur derë më derë sepse çdo qytetar resident në territorin e Republikës së Shqipërisë është i detyruar t’i përgjigjet pyetjeve të censit përveç 3 pyetjeve mbi etninë, fenë e gjuhën dhe nuk ka asnjë lloj penaliteti. Për pyetjet e tjera është detyrim ndërsa për etninë, fenë e gjuhën shoqërohet me “Preferoj të mos përgjigjem”. Për të tjerat, penalitetet variojnë nga 50-100 mijë lekë për qytetarët që refuzojnë t’i përgjigjen pyetësorit të censusit”, tha Dhuli.

Dhuli shtoi se intervistat do të bëhen derë më derë por në vend të letrës, do të përdoren tabletat.

“Është shtyrë grumbullimi i të dhënave prej pandemisë, tërmetit, zgjedhjeve. Në vitin 2022 mundëm të siguronim teknologjinë për grumbullimin e të dhënave në terren. Edhe pse do të jetë me metodën tradicionale derë më derë, në vend të letrës do përdoren tabletat”, tha Dhuli.

Për njerëzit që ndodhen në emigrim, drejtoresha e INSTAT u shpreh se do të marrin të dhënat përmes shkëmbimit të informacionit me institucionet në vendet e tjera.

“Njësia ekonomike familjare do të pyetet edhe për personat familjarë të tyre që janë jashtë shtetit. Informacioni për shqiptarët që banojnë dhe jetojnë në shtete të tjera do të merret përmes shkëmbimit të informacionit me institucione në vendet e tjera”, tha Dhuli.

Censi ishte planifikuar të zhvillohet në vitin 2020, por fillimisht u shty prej situatës së krijuar nga pandemia, dhe një tjetër shtyrje u bë për në vitin 2021 për shkak të zgjedhjeve parlamentare, ndërsa tashmë do të realizohet këtë vit. Censi parashikohet të zgjasë dy muaj me një kosto prej rreth 16 milionë euro, dhe risi është përdorimi i pajisjeve elektronike në mbledhjen e informacionit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E EMILJANO RAMAZANIT/ Dumani në GJKKO: Isha organizatori! Porosinë e dha Erjon Alibej, ekzekutor ishte Skerdi Tase
Previous article ISHTE DRITHËRUESE/ Rrëfehen efektivët e ekipit të kërkim shpëtimit në Turqi: Pamë njerëz në shok, ndërtesa në tokë

s.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri

E RËNDË/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Korçë, arrestohet autori i dyshuar Aktualitet

E RËNDË/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Korçë, arrestohet autori i dyshuar

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti Aktualitet

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT