• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HISTORIA/ 21-vjeçarja polake: Unë jam Maddie McCann dhe kam prova
Home
Jetë

HISTORIA/ 21-vjeçarja polake: Unë jam Maddie McCann dhe kam prova

20 February, 2023 F.autor Jetë

“Unë jam Maddie McCann”. Janë fjalët e vajze të re polake, Julia Wendelt, e cila ka krijuar një llogari në Instagram të titulluar @iammadeleinemccan. Ajo pretendon të jetë Madeleine “Maddie” McCann, vajza britanike e zhdukur në Portugali në vitin 2007. Sipas versionit të hetuesve gjermanë vajza është vrarë menjëherë pas rrëmbimit të saj nga pedofili gjerman Christian Brueckner.

Sipas Daily Mirror, 21-vjeçarja polake, beson se mosha e saj në dokumente është e rreme. (Madeleine do të ishte 19 vjeç sot). Ajo thotë se filloi të dyshonte se ajo ishte Maddie pas aludimeve të bëra nga gjyshja e saj. Ajo apelon që prindërit e Maddie të pranojnë të krahasojnë ADN-në. Në mbështetje të pretendimeve të saj, Julia Wendelt ka postuar foto të shumta në Instagram me detaje që sipas saj vërtetojnë identitetin e saj të vërtetë. Ajo vëren një pikë në syrin e saj të djathtë dhe një shenjë lindjeje në këmbën e saj.

“Mendoj se unë mund të jem Maddie. Duhet të bëj një test të ADN-së. Hetuesit britanikë dhe polakë më injorojnë. Unë do të vazhdoj të tregoj historinë time. Më ndihmoni” – shkruan ajo. Llogaria mblodhi mbi 200 mijë ndjekës brenda disa ditësh.

Julia tha se ishte në kontakt me një kushëri të Madeleine, me të cilin kishte folur për mundësinë e krahasimit të ADN-së së saj me atë të prindërve të fëmijës, Kate dhe Gerry McCann. Vetë familja nuk ka komentuar zyrtarisht deri më tani. Sipas postimeve të fundit të Julias në faqen e saj në Instagram, të dy prindërit e Maddie kanë pranuar t’i nënshtrohen një testi të ADN-së.

Rasti i zhdukjes së Maddie dominoi lajmet për shumë vite. Vajza e vogël u zhduk në moshën 4-vjeçare nga një shtëpi pushimi në Algarve të Portugalisë teksa prindërit e saj po darkonin disa dhjetëra metra larg. Megjithëse hetimet gjermane arritën në përfundimin se Brueckner ishte fajtori trupi i saj nuk u gjet kurrë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË BERAT/ 28 vjeçari përplaset me shtyllën e ndriçimin, makina merr flakë, vdes i riu
Previous article E RËNDË! I mituri dhunohet barbarisht nga elektricisti i fshatit në Librazhd! Tenton t’i jap fund jetës

F.autor

Postime të ngjashme

TRONDITËSE/ U shpall i vdekur gabimisht, foshnja 18 muajshe zbulohet në morg se ishte ende gjallë Jetë

TRONDITËSE/ U shpall i vdekur gabimisht, foshnja 18 muajshe zbulohet në morg se ishte ende gjallë

TEMPERATURAT EKSTREME/ Alarm për gratë: Pse organizmi i tyre rrezikohet më shumë Jetë

TEMPERATURAT EKSTREME/ Alarm për gratë: Pse organizmi i tyre rrezikohet më shumë

FILLON "RULETA RUSE"/ Vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas Jetë

FILLON "RULETA RUSE"/ Vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT