Gjykata e Apelit lë në fuqi ‘arrestin me burg’ për ish-zyrtaren e Kryeministrisë, Alda Klosi. Ish-zyrtarja Klosi pritet kërkoi masë më të lehtë sigurie.
Kujtojmë se ish-zyrtarja e Kryeministrisë akuzohet për pastrim parash, deklarim të rremë dhe fshehje pasurie. Gjithashtu Klosi kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit duke argumentuar se ka 2 fëmijë të mitur dhe se ka në kujdestari edhe nënën e saj të verbër.
Sakaq ish-zyrtarja Klosi përfundoi pas hekurave pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi, e cili grabiti në shtëpinë e ish-zyrtares rreth 120 mijë euro. Të dyja po qëndrojnë në të njëjtin paraburgim te burgu i grave “325”.


