Irani është përfshirë sërish nga protestat, këtë herë për ekzekutimet e burrave dhe grave.
Me pankartat “Gruaja, jeta, liria” dhe “Vdekje për Krhamenei”, Ali Khamenei, i cili është lideri i Iranit, qindra demonstrues protestuan në Terhan për largimin e Udhëheqësit Suprem.
Demonstrata përkon me ditën e 40-të të zisë për dy burra të ekzekutuar, Mohammad Mehdi Karami dhe Seyed Mohammad Hosseini.
Protestat përfshiu gjithë vendin në shtator pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, një vjaze 22-vjeçare e cila u arrestua nga policia e moralit pasi dyshohet se nuk mbante hixhabin e saj siç duhet.
Nga shtatori e deri më tani kanë humbur jetën 529 persona, ndërsa janë arrestuar rreth 20 mijë të tjerë. Sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut, katër persona janë ekzekutuar që prej dhjetorit, ndërsa 107 të tjerë janë dënuar.


