• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATE NË KUVEND/ Gjekmarkaj: Delet humbasin padashje, arsyeja jo! Bashkimi i PD s’ mjafton, duhet lidership i ri
Home
Politikë

DEBATE NË KUVEND/ Gjekmarkaj: Delet humbasin padashje, arsyeja jo! Bashkimi i PD s’ mjafton, duhet lidership i ri

16 February, 2023 s.autor Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, pak para nisjes së seancës plenare, ku paralelisht do të mbahet dhe protesta e opozitës, ka analizuar debatet e fundit në Kuvend.

Pasi bën me dije se për arsye personale nuk do të jetë sot i pranishëm në seancë, Gjekmarkaj ka publikuar fjalimin e tij që do të mbante sot në Kuvend.

Gjekmarkaj nuk i ka kursyer ironitë sa i takon zhvillimeve në Kuvend, ku ka karakterizuar debati dhe tensionet. Sipas Gjekmarkajt, bashkimi i opozitës nuk mjafton, ndërsa shtoi se nevojitet lidership i ri.

MESAZHI I GJEKMARKAJT
Delet humbasin padashje, arsyeja jo!
(Fjalimi që sot se mbajta dot )

Për arsye objektive personale nuk mund të jem sot në sallën e Kuvendit ambient në të cilin arsyeja po humbet çdo ditë e më shumë kuptimin. Ajo nuk humbet si delet në pyll padashje e me pas kthehet në vathë. Ne që konsiderohemi politikanet e Shqipërisë e kemi shndërruar politiken në nocion të perbuzshëm për qytetaret për gjërat që themi, për mënyrën si i themi, për gjërat që bëjmë dhe mënyrën si i bëjmë. Shumë prej tyre na urrejnë ne dhe shumë prej nesh njeri-tjetrin. Kur fjala e fundit thuhet e para, logjika mundet dhe triumfon konflikti.

Shqipëria ka po ato kilometra katror që gjithmonë ka patur që kur u bë shtet, por popullsia e saj zvogëlohet me ritme të shpejta. Askush nuk e di me saktësi sa jemi brenda kufijve. Mbase 2,5 milionë, të ndarë në socialistë, demokratë, balliste, komuniste, legalistë, republikan, mirditor, çam, lushnjarë, peqinas, tiranas, të ardhur, vendali, indiferente, gri, liberal, konservator, moskokçares dhe plot koka që dhembin. Depresioni shoqëror vërtitet ngado. Një administratë e pastabilizuar e varur nga politika dhe partia fituese gjithmonë është konsideruar burim smire e destabiliteti.

Mungesa e stabilitetit të statusit civil është dështimi ynë i madh me dashje. Një pale që synon t’i zërë vendin një pale si përkohësi e administratës dhe egërsia e pakufi e njerëzve që luftojnë për ekzistencë. Ne i shndërrojmë qytetarët në gladiatorë. Humanizmi në këtë përballje humbet dritën e tij. Një parti i thotë; ‘me votoni mua se ju mbaj’, një tjetër; ‘mua s’u ju fus’. Mjaft syresh jetojnë me mirazhin që keqpërdorimi i publikes sjell. Opozita po përjeton ditët e saj më të këqija, por edhe të mundësive që të përballet me të vërtetat e veta për t’u ringritur. Një “shumicë” e një “pakicë” që kanë shkuar larg e mbase më larg do të jenë pas një gjyqi duke e bërë më të madhe dramën e demokratëve, por edhe të Shqipërisë.

Të dyja në kanë sy me pa e veshe me degjue kanë nevojë për njëra tjetrën. Bashkimi i Opozitës dhe i PD prej kohesh nuk mjafton, duhet më patjetër, por shumë më tepër se kaq ! Një Opozite e re, me Lidership të ri, e cila duhet të lexojë vendin e vet për të gjetur të renë që e bën fituese që jep ndryshim e shpresë kërkohet.
Eksperienca është e rëndësishme, por po aq i dëmshëm diskretitimi i saj. Opozita ka nevojë për të gjithë po më shumë për atë model Lideri që nuk rrethohet nga idiote te dobishëm besnik. Ata shkatërrojnë çdo parti, ata ja kanë bërë dhe vendit. Ata janë më të paepurit në agresivitetit në dëshirën për të mbytur çdo të re. Statusi i frikës mbretëron sublim mbi ta.

Teksa Opozita është e përfshirë në të tilla halle pushteti merr gjithçka madje edhe të drejtat e opozitës.
Arroganca e tij ka forma të shumta. Ato shfaqet me goditje halldupe aq edhe nuanca të përditshme. Një teme shumë e diskutuar është ajo e agjentit të FBI, Mgonigal, i cili po gjykohet në vendin e tij. Në këtë histori shfaqet edhe emri i kryeministrit shqiptar, i cili thirret nga Opozita që të jetë në salle për debat. Deri tani ai është shmangur. Kryeministri i ka detyrim dhe detyrë të bëjë transparencë dhe t’i përgjigjet obligimeve kushtetuese për debat me opozitën. Mbase ndodh sot po deri tash nuk ka ndodhur. E drejta e dyshimi mbetet tek Opozita.
Personalisht prej tre muajsh kam heshtur dhe kam admiruar kurajon e koleve për të folur. Shpesh me duket sikur nuk di të flas, të kuptoj dhe arsyetoj. Admiroj të gjithë kurajozët që e përkufizojnë të drejtën e tyre. Ndaj hesht dhe me pas më zgjohen shqisat.

Sot me duket sikur di të artikuloj pakogjë ndoshta distanca nga vendi në një tren europian ma jep këtë ndriçim. Nuk e pëlqej vërshëllimën e bilbilave as diversion- presionin mbi opozitën e sidomos ndëshkimet e vazhdueshme mbi të ! Nuk jam në formacionin e Sali Berishes po s’ka asnjë precedent as baz…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TEATRI I KUKULLAVE TË DURRËSIT KA ARDHUR..."/ Olta debaton me Bledin: Kujdes kur të flasësh për...
Previous article "21 JANARI"/ Familjarët e viktimave kallëzim të ri në SPAK

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON TË DHËNAT E TURIZMIT/ Blendi Gonxhja: Rritje në gjashtë muajt e parë, por me ritëm më të ulët në qershor Politikë

PUBLIKON TË DHËNAT E TURIZMIT/ Blendi Gonxhja: Rritje në gjashtë muajt e parë, por me ritëm më të ulët në qershor

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira Politikë

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT