Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Aleksei Danilov ka paralajmëruar se Rusia po planifikon një sulm masiv.
Sipas tij pritet që sulmi të zhvillohet më 24 shkurt, pikërisht kur shënohet edhe përvjetori i sulmit në Ukrainë.
“Ne jemi gati për këtë. Unë mendoj se tashmë e dimë se çfarë janë sulmet e tilla, pasi kemi pasur 115-120 raketa në një ditë. Ne do të mbijetojmë edhe atë ditë”, tha Danilov


