• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DUAM NDËRPRERJE TË DIALOGUT ME KOSOVËN”/ Opozita në Serbi protestë kundër Vuçiçit, qindra qytetarë thyejnë kordonin policor dhe…
Home
Rajon

“DUAM NDËRPRERJE TË DIALOGUT ME KOSOVËN”/ Opozita në Serbi protestë kundër Vuçiçit, qindra qytetarë thyejnë kordonin policor dhe…

15 February, 2023 s.autor Rajon

Djathtistët serbë janë mbledhur në Beograd më 15 shkurt për të protestuar kundër autoriteteve serbe dhe dialogut me Kosovën, që zhvillohet nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në këtë protestë, të organizuar nga organizata e ekstremit të djathtë, “Patrulla e Popullit”, u panë edhe simbolet e grupit mercenar rus, Wagner. Po ashtu, protestuesit kanë brohoritur mesazhe ofenduese ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Disa qindra protestues kanë çarë gardhin mbrojtës para Presidencës së Serbisë. Në një moment ata arritën te dera e hyrjes së godinës, por u larguan nga një ekip i forcave policore që ndërhyri në atë moment.

Kreu i “Patrullës së Popullit”, Damjan Knezeviç, gjatë adresimit para protestuesve tha se askush në partinë udhëheqëse në Serbi, Partisë Përparimtare Serbe, “nuk mund ta quajë veten serb”.

3333
Knezeviç iu adresua edhe gazetarëve të mediave të huaja në gjuhën angleze, duke thënë se pjesëmarrësit në këtë ngjarje “preferojnë propozimin rus” për Kosovën dhe jo atë evropian, apo siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman, që ka të bëjë me normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Protestuesit kanë brohoritur “Serbia, Rusia”. Organizatorët e protestës kanë kërkuar nga autoritetet serbe që të tërhiqen nga negociatat me Kosovën, shtet që ka shpallur pavarësinë 15 vjet më parë.

Disa orë para protestës, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha se ka arrestuar dy persona – të cilëve u janë gjetur armë – që ishin nisur për të marrë pjesë në ngjarjen në Beograd.

Në deklaratën për media u tha se gjatë arrestimit, atyre u është gjetur një armë dhe municion.

222
“Patrulla e Popullit”, përmes kanalit të saj në Telegram, konfirmoi se dy anëtarë të kësaj organizate janë arrestuar.

“Patrulla e Popullit” është organizatë që njihet për veprime kundër migrantëve dhe për organizimin e ngjarjeve në Beograd në mbështetje të Rusisë, pasi Kremlini nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Në nëntor të vitit 2022, lideri i kësaj organizate, Damjan Knezeviç, vizitoi Qendrën Wagner në Rusi.

Organizata që udhëheq Knezeviç ka bërë edhe një mural në Beograd në nderim të Wagner-it.

111111111
Serbia, edhe pse është kandidate për anëtarësim në BE, refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe ka raporte të mira dypalëshe me Moskën./REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM SHTATZËNË"/ Kiara flet me Luizin në shtrat: Papritur, siç të erdhi puthja
Previous article TRAGJIKE/ U rrëzua teksa po bënte ski me babanë, vdes 15-vjeçarja në Brezovicë

s.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT