• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“VIDEOJA IME E FUNDIT”/ 17-vjeçari filmoi veten duke menduar se nuk do të shpëtonte nga rrënojat
Home
Nderkombetare

“VIDEOJA IME E FUNDIT”/ 17-vjeçari filmoi veten duke menduar se nuk do të shpëtonte nga rrënojat

15 February, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Një i ri nga Adiyaman, i cili u bllokua nën rrënojat e tërmetit 7.7 ballë me qendër në Kahramanmaraş të Turqisë, ka realizuar një video mes banesës së shembur.

Banesa e shembur e 17 vjeçarit Taha Erdem, u mori jetën 47 personave.

Ai u zgjua gjatë tërmetit dhe i ra të fikët pasi u përplas me derën në përpjekje për t’u arratisur dhe për t’i shpëtuar tërmetit

Pasi u zgjua nga britmat e njerëzve në ndërtesë, 17 vjeçari kuptoi se ishte nën rrënoja dhe kishte ngecur duke mos lëvizur dot. Nxënës i klasës së 11-të, ai xhiroi një video të quajtur ‘videoja ime e fundit’ pasi mendonte se nuk do mund ta shpëtonte.

“Do të vdes, tavani është sipër meje tani. Ka gjëra për të cilat pendohem shumë; Allah m’i fal të gjitha mëkatet”, thotë ai në video ndërsa tregon se ka dridhje të vazhdueshme.

Erdem u nxor nga rrënojat me ndihmën e të afërmve të tij 2 orë pas tërmetit. Nga rrënojat u shpëtuan edhe prindërit e tij, të cilët mbetën të plagosur lehtë.

“Kur ndodhi tërmeti, godita kokën rrugës për te dera, u rrëzova. Kur hapa sytë, e ndjeva veten në një arkivol. E kisha tavanin në shpinë. Këmbët e mia ishin varrosur nën rrënoja”, tregon ai.

“Kur u zgjova për herë të parë, mendova se ishte një ëndërr. Më pas, ndërsa po përpiqesha të shpëtoja veten, pashë që isha në rrënoja. Unë kisha telefonin tim. Bëra një video të shkurtër. Gjatë xhirimeve të videos pati tërmete të vazhdueshme. Pasgoditjet ishin shumë të rënda. Zërat vinin nga kati i poshtëm. Kam dëgjuar britmat e fqinjëve tanë”, shtoi ai.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EFEKTIVI DHUNOI ME SHPULLA E GRUSHTE QYTETARIN/ Reagon Policia e Korçës: U pezullua nga detyra dhe…
Previous article LISTA/ Janë 34 të tilla, ja pasuritë që kërkohen t’i sekuestrohen Vis Martinajt

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"OPERACIONI NË PROCES"/ Sulmet ndaj Iranit, Trump paralajmëron Teheranin: Mos u hakmerreni se ju godasim përsëri dhe më fort Botë

"OPERACIONI NË PROCES"/ Sulmet ndaj Iranit, Trump paralajmëron Teheranin: Mos u hakmerreni se ju godasim përsëri dhe më fort

I NXEHTI BËN "NAMIN" NË SPANJË/ Mbi 5 mijë vdekje në tre muaj nga temperaturat ekstreme Botë

I NXEHTI BËN "NAMIN" NË SPANJË/ Mbi 5 mijë vdekje në tre muaj nga temperaturat ekstreme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT