Pas njoftimit nga Sali Berisha se më 3 mars do të mbahet protestë kombëtare, ditë në të cilën Gjykata e Apelit do të japë vendim për vulën e PD-së, Ilir Meta konfirmoi se do të marrë pjesë.
Kreu i Partisë së Lirisë tha se sigurisht që solidarizohet me PD, ndërsa sa i përket çështjes së vulës, e cilësoi si një problem të demokracisë.
“Çështja e PD nuk është çështje e demokratëve, është e vetë demokracisë, e shpartallimit të grushtit të shtetit që është i nisur shumë herët, rama-forma, ose drejtësia e Surrelit. Më 3 mars qytetarët të japin mesazhin që të mos bëhen bedela. Jemi në solidaritet të plotë me PD, patjetër”, tha Meta.


