• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
KRIZA ENERGJETIKE/ Raporti i KLSH: Kaskada e Drinit është keqmenaxhuar, miliona euro shpenzime për blerje energjie
Home
Ekonomi

KRIZA ENERGJETIKE/ Raporti i KLSH: Kaskada e Drinit është keqmenaxhuar, miliona euro shpenzime për blerje energjie

15 February, 2023 s.autor Ekonomi

Një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi situatën e kompanive të energjisë në vend për periudhën 2021-2022 dhe administrimin e kaskadës së Drinit në periudhën e krizës globale energjetike tregon se blerja e energjisë elektrike nga KESH në Shqipëri u shoqërua me rritje të shpenzimeve.

“Kriza globale energjetike u shoqërua me rritjen e shpenzimeve për blerjen e energjisë elektrike nga importi dhe me mungesë të likuiditeteve financiare të shoqërive të sistemit elektroenergjetik shqiptar, gjë që vështirësoi garantimin e qëndrueshmërisë së sistemit dhe furnizimin e pandërprerë me energji elektrike”, shprehet raporti.

Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se në vitin 2021 dhe në 6 mujorin e parë të 2022 kaskada e Drinit është keqmenaxhuar e për rrjedhojë energjia elektrike është blerë me çmime të larta duke gllabëruar qindra miliona euro.

  • foto galeri
  • foto galeri

KLSH vlerëson se administrimi i rezervës hidrike ngelet një nga problematikat kryesore si në drejtim të rezervimit të sasisë hidrike në rezervuarët e kaskadës në kushtet e prurjeve të mëdha ashtu edhe në ruajtjen e vlerave të mesatares shumëvjeçare në kushtet e mungesës së reshjeve.

 

 

“Keqmenaxhimi i kaskadës së Drinit solli si pasojë rënien e rezervës hidroenergjetike në liqenin e Fierzës dhe rritjen e kërkesës për import të energjisë elektrike, në një periudhë që përkon me çmime shumë të larta të energjisë elektrike në bursë. Në këto kushte, Qeveria Shqiptare injektoi nëpërmjet instrumenteve financiarë 165 milionë euro dhe 20 miliardë lekë, që sistemi elektroenergjetik të mos kalonte në kolaps. Vlera e importit të energjisë elektrike për 6 mujorin e parë të 2022 u rrit me 156 % krahasuar me vlerën e këtyre importeve për vitin 2021. Shpenzimet për blerjen e energjisë nga importi për vitin 2021 dhe 6 mujorin e parë 2022, arritën vlerën 659,982,839 euro”, thuhet në raport.

Krahas masave të marra për përballimin e krizës së energjisë elektrike, Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë në raport se qeveria Shqiptare duhet të duhet të gjejë zgjidhje të qëndrueshme dhe eficente për vënien në funksion të TEC-it të Vlorës, si dhe të fillojë operimi i bursës shqiptare të energjisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BERISHA PARALAJMËROI PROTESTËN/ Meta: Çështja e vulës, shpartallim i grushtit të shtetit që…
Previous article SEANCA PËR INCENERATORËT/ Ish-ministri Lefter Koka ndihet keq në gjyq: Erdha për respekt të gjykatës

s.autor

Postime të ngjashme

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj Ekonomi

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT