• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ I dështoi plani për vrasjen e Martinajt dhe u hakmor duke ekzekutuar Malkon, si u arrestua i shumëkërkuari Duka
Home
Breaking News

DETAJET/ I dështoi plani për vrasjen e Martinajt dhe u hakmor duke ekzekutuar Malkon, si u arrestua i shumëkërkuari Duka

14 February, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas tre vitesh në kërkim, është arrestuar sot në Belgjikë për llogari të Shqipërisë, kreu i klanit famëkeq “Duka”, Leonard Duka.

37-vjeçari fshihej në një banesë private në një provincë të Belgjikës, Wemmel, ndërsa tashmë pritet që të ekstradohet drejt Shqipërisë. Duka akuzohet si vrasësi i ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur më 2019 në Tiranë.

Ndërkohë grupi i Leonard Dukës ishte një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Ervis Martinajn, Duka ka organizuar dhe një plan për ekzekutimin e “mbretit të lojërave të fatit”, por pasi i dështoi, në shenjë hakmarrje ka lënë të vdekur Santiago Malkon.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Provinca”.

Operacioni, falë inteligjencës informative të siguruar nga Fast Albanaia, si dhe falë shkëmbimit në kohë të informacionit me homologët e Fast Belgjikës dhe midis ZQK Interpol Tirana e zyrës homologe të Interpol Brukselit.

Kapet nga Fast Belgjika, në një provincë të Brukselit, një shtetas shumë i kërkuar ndërkombëtarisht, për krime kundër personit dhe për armëmbajtje pa leje.

Në vijim të punës për grumbullimin e informacioneve, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë inteligjencës informative të siguruar nga Fast Albania, për vendodhjen e një të shumëkërkuari që fshihej në një banesë private, në një provincë të Brukselit, menjëherë kanë shkëmbyer informacion me Fast Belgjikën, të cilët në kuadër të operacionit policor të koduar “Provinca“, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin shtetasin e shumëkërkuar L. D., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi L. D. ishte i shpallur ne kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ky shtetas dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së shtetasit S. M., të ndodhur në gusht të viti 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BILANCI I MUAJIT JANAR/ SPAK: 60 pasuri të sekuestruara dhe 25 të konfiskuara
Previous article PARALAJMËRIMI PËR PRINDËRIT/ Mjekët" Nëse fëmija juaj ka pasur Covid, është i rrezikuar për t’u prekur nga kjo sëmundje

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT AFËR RINASIT/ Dyshohet për një viktimë nga përplasja e dy makinave Aktualitet

AKSIDENT AFËR RINASIT/ Dyshohet për një viktimë nga përplasja e dy makinave

PËRPLASJET GJATË PROTESTËS/ 14 të arrestuar, policia: Bllokuan hyrje-daljet e Kryeministrisë (EMRAT) Aktualitet

PËRPLASJET GJATË PROTESTËS/ 14 të arrestuar, policia: Bllokuan hyrje-daljet e Kryeministrisë (EMRAT)

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Vapa nuk largohet, por priten reshje lokale në zonat malore! Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Vapa nuk largohet, por priten reshje lokale në zonat malore!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT