• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SOT DITË ZIE KOMBËTARE/ Shqipëria nderon viktimat e tërmetit në Turqi e Siri
Home
Politikë

SOT DITË ZIE KOMBËTARE/ Shqipëria nderon viktimat e tërmetit në Turqi e Siri

13 February, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Sot do të jetë ditë zie kombëtare në Shqipëri si një shenjë solidariteti për Turqinë, e cila ka qëndruar pranë vendit tonë pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019. Vendimi i qeverisë shqiptare u njoftua nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë përmes një postimi në rrjete sociale.

“Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë.

Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë.”, njoftoi kryeministri Rama.
Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit katastrofik të së hënës ka arritur në të paktën 34,179. Nga këto, 29,605 janë konfirmuar në Turqi, tha të dielën Qendra Turke e Koordinimit të Emergjencave SAKOM. Numri i konfirmuar i vdekjeve në Siri është 4,574, sipas autoriteteve.

Ky numër përfshin më shumë se 3,160 në pjesët e kontrolluara nga opozita të Sirisë veriperëndimore, sipas ministrisë së shëndetësisë të autoritetit qeverisës të Qeverisë së Shpëtimit. Numri i vdekjeve përfshin gjithashtu 1,414 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA NUMRI I TË DASHURAVE QË KA PASUR NJËKOHËSISHT TE TATUAZHI PËR ISH-IN/ Luizi rrëfen detaje nga jeta personale
Previous article SHIFRAT E RIKSHME/ Tërmeti në Turqi e Siri, raportohen më shumë se 34 mijë humbje jete

s.autor

Postime të ngjashme

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia Aktualitet

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT