• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDËRTIMET PA LEJE/ Turqia lëshon mbi 100 urdhër-arreste pas tërmetit shkatërrues
Home
Nderkombetare

NDËRTIMET PA LEJE/ Turqia lëshon mbi 100 urdhër-arreste pas tërmetit shkatërrues

12 February, 2023 F.autor Botë, Nderkombetare

Zyrtarët në Turqi thanë se janë lëshuar 113 urdhër-arreste lidhur me ndërtimin e ndërtesave që janë shembur gjatë tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit. Policia turke veçse ka arrestuar të paktën 12 persona, përfshirë edhe kontraktorë të ndërtimit.

Ndërkaq, është rritur pakënaqësia në jug të Turqisë lidhur me përpjekjet e kërkim-shpëtimit në disa vende. Numri i viktimave të konfirmuara nga tërmetet në Turqi dhe Siri është rritur në mbi 28.000.

Pritet që të ketë më shumë arrestime, por këto veprime të autoriteteve si përpjekje për të larguar fajin nga kjo fatkeqësi. Për vite me radhë, ekspertët kanë paralajmëruar se ndërtesat e reja në Turqi janë të pasigurta për shkak të korrupsionit endemik dhe politikave qeveritare.

Këto politika kanë lejuar të ashtuquajturën amnisti për kontraktorët që kanë shkelur rregullat, në mënyrë që të inkurajojnë ndërtimet e reja, përfshirë edhe në zonat që janë të rrezikuara nga tërmetet.

Mijëra ndërtesa janë shembur gjatë tërmeteve, duke ngritur pyetje lidhur me atë nëse kjo fatkeqësi natyrore është përkeqësuar për shkak të dështimeve të faktorit njeri. Me zgjedhjet që po afrohen, e ardhmja politike e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, që është në pushtet që 20 vjet, është duke u rrezikuar.

Erdogan e ka pranuar se nuk ka pasur reagim të duhur të institucioneve, por gjatë vizitës në zonat e prekura nga tërmetet, ai si duket ia la fajin fatit. “Këto gjëra gjithmonë kanë ndodhur”, tha ai. “Është pjesë e planit të fatit”/REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITON PRIZRENIN/ Rama: Historia e shqiptaria bashkëjetojnë në ajrin që thith
Previous article "KRISU TI DHE..."/ Amos Zaharia flet për herë të parë për ofendimin e rëndë që i bëri Kiara Titos në BBV

F.autor

Postime të ngjashme

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik Botë

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani Botë

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT