Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Një i ri ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një vajze, e më pas ndaj vetes. Ngjarja ka ndodhur përballë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet.
Sipas policisë, autori Aldison Belulaj 23 vjec nga Fieri ka qëlluar për vdekje me armë zjarri studenten e Juridikut me origjinë nga Berati, Arjela Murati 21 vjeç e cila ka ndërruar jetë në spital.

Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rendë ishte kërkesa për lidhje, e refuzuar nga vajza. Autori ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Sakaq në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit, një pistoletë, dhe 6 gëzhoja.

Njoftimi i policisë
Rreth ores 14.52, ka ardhur nje telefonate ne Sallen Operative se para portes se Fakultetit te Mjekesise ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.
Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se shtetasi A.B, rreth 23 vjeç nga Fieri ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasen A.M, 21 vjeçe nga Fieri studente, viti i tretë për Drejtësi, e cila ka ndërruar jetë.
Më pas shtetasi A.B. ka qëlluar dhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.
Paraprakisht dyshohet se shkak per ngjarjen e rende ishte kerkesa per lidhje, e refuzuar nga vajza.
Grupi hetimor në vendgjarje ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e proves materiale nje arme zjarri pistolete dhe dy gezhoja.
Po vijon puna per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.
Përgatiti AlpeNews.al





